Kronikë

233 ekstradime drejt Shqipërisë me vendet e tjera përgjatë 2020! Krimet, nga trafiku i drogës deri te pastrimi i parave

5 Maj 2021, 10:47| Përditesimi: 5 Maj 2021, 10:55

  • Share

233 ekstradime drejt Shqipërisë dhe me vendet e tjera janë kryer përgjatë 2020.

Ndër to 119 shqiptarë janë arrestuar jashtë dhe janë sjellë këtu dhe 114 shqiptare e të huaj të arrestuar në Shqipëri e dërguar jashtë. Greqia ka patur një numër të lartë kërkesash për ndihmë juridike pasi ende s'kemi një marrëveshje ekstradimi të finalizuar nga 102 letërporosi.

Ndër krimet ku shqiptarët janë perfshirë jashtë vendit janë trafiku i drogës, pastrimi i parave, falsifikimi i dokumentave, mashtrim, krime kibernetike e deri te dhuna në familje. Gjermania rezulton se ka sjellë një numër të lartë letërporosish për grupe kriminale dhe po koordinohte me SPAK për hetime trafik droge e pastrim parash.

Kujtojmë se më 22 dhjetor të 2020 Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar  marrëveshjen e re të ekstradimit mes dy vendeve. Kjo marrëveshje vjen pas asaj të 87 viteve më parë dhe zëvendëson traktatin e vitit 1933. Me marrëveshjen e re u realizua zgjerimi dhe përditësimi i kategorive të veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradimi nga palët, mbi bazën e parimit të kriminalitetit të dyfishtë, duke përfshirë tashmë edhe veprat penale më të reja si ato me karakter financiar, tatimor dhe doganor, korrupsionin, veprat mjedisore, veprat në fushën informatike e çdo vepër që dënohet me heqje të lirisë për një periudhë maksimale prej më shumë se një  viti  ose për një dënim më të rëndë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?