Festivali “Dardan” ka çelur siparin në Kinema Milenium. Kineastë vendas dhe të huaj, do të prezantojnë filma me metrazh të shkurtër dhe dokumentarë gjatë katër netëve. Poçari dhe Shabanaj rrëfejnë përzgjedhjen e 25 prodhimeve kinematografike nga e gjithë bota, që kanë në fokus “Urbanizimin, mobilizimin dhe qytetërimin”, por edhe tematika të tjera sociale
“Duke marrë parasysh mbylljen nga pandemia, një ditë pas u hap më thirrën që të bëjmë festivalin. Një festival për filmin e shkurtër dhe dokumentarin, tema është “Urbanizimi, Mobilizimi, qytetërimi”. Nga 250 aplikime do të transmetojmë rreth 22 filma edhe dokumentarë. Në fund do fituesit do të vlerësohem çertifikata”, shprehet Agim Poçari, drejtor i Festivalit.
“Shumë e vështirë, por me kënaqësi u bë edhe më e lehtë. Ne jemi të bindur që do të ketë dhe edicione të tjera. Në këto kushte jemi munduar që të bëjmë më të mirat. Është një ndër nga festivalet e vetme, që nis në këto kushte. Për ne është një komoditet”, thotë Shabanaj.
Nga 270 filma pjesëmarrës, në garë janë vetëm 25. Ndërsa, juria kryesohet nga Ana Rebichia dhe anëtarët; producente John Grossman, kineasti Spartak Papadhimitri, Sihana Nebiu dhe Nevin Bilali.
“Edukimi nëpërmjet kinematografisë, sepse urbanizim nuk do të thotë betonim dhe mbytje e hapësirave të gjelbra, përkundrazi, ka shumë anë pozitive. Urbanizimi ka filluar qysh në vitet 4000-3000 p.e.s. për t’ju përshtatur rritjes së popullsisë, për të ngritur standardin e jetesës, për të bërë me të aksesueshme për këdo privilegjet që vetëm qendrat urbane i kanë, si shërbim më të mirë shkollor, mjekësor, mundësi biznesi të mëdha etj.”, shprehet Shabanaj.
Filmat me metrazh të shkurtër edhe dokumentarë prezantohen në Milenium deri në datë 30 tetor.