25 Prilli/Shalsi: Opozita i ka vendosur 'shkopinj në rrota' reformave, s'mund të vijë në pushtet! Hoxha: Na vijnë dhjetëra denoncime se bëhet presion për votën

5 Mars 2021, 21:16| Përditesimi: 5 Mars 2021, 22:53

  • Share

25 prilli po afron dhe palët politike janë aktualisht nën 'ethet' e listës së kandidatëve kur duhen pak ditë nga dorëzimi i tyre në KQZ. Kjo është edhe tema e diskutimit në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv.

Eduard Shalsi, ministri i shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, ka deklaruar se PS do të fitojë për të vijuar punën sipas tij për transformimin  e vendit.

"Ne jemi në këtë fushatë për të vijuar atë që kemi nisur, për të vazhduar me transformimin dhe reformimin e thellë të Shqipërisë. Kemi ndërmarrë reforma shumë të vështira por jemi të bindur që kanë qenë të duhurat, si reforma në arsim, reforma në shëndetësi, reforma territoriale por mbi të gjithë reforma në drejtësi", tha ai.

I pyetur se a nuk mund t'i vazhdojë këto reforma një qeveri e re e PD, Shalsi deklaroi se opozita aktuale i ka vënë në mënyrë konstante shkopinj në rrota të gjitha reformave të rëndësishme që ka ndërmarrë vendi.

"Unë do ta pranoja një tezë të tillë nëse do të kisha para një opozitë që do të kishte reflektuar, një opozitë që nuk do të kishte vendosur vazhdimisht 'shkopinj në rrota' të gjitha reformave të marra. Kemi një konseguencë në vazhdimësi për kundërshtim të këtyre reformave. Madje kemi edhe deklaratat e një prej krerëve të opozitës, i cili duhet të ishte vetëm President i Republikës, kundër reformës në drejtësi.  Falë gjithë këtyre reformave Shqipëria është me pranë se kurrë Bashkimit Evropian.  Kurrë më parë një Kryeministër shqiptar nuk ka pasur raporte të tilla me liderët e Evropës. Kurrë më parë qeveria shqiptare nuk i ka pasur hapur dyert kaq shumë në Bruksel", tha z. Shalsi.

Ndërkohë që avokati Plarent Ndreca, në studion e emisionit "Pa Protokoll" duke folur për këtë prag fushate tha se "PD ka dalë në fushë për të mbrojtur rezultatin, unë mendoj se qasja është e ndryshme. PS ka një staf agresiv, i cili jo vetëm që do ta mbrojë rezultatin por edhe për ta rritur atë".

Ora 22:19
Drejtuesi i PD në qarkun Kukës, Hoxha: Kemi me dhjetëra denoncime nga qytetarët se po u bëjnë presion për votën, fatkeqësi që PS të kërkojë mandat të 3-të (VIDEO)

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Kukësit, Flamur Hoxha në një lidhje skype për emisionin ‘Pa protokoll’ tha se ai merr thuajse përditë denoncime nga qytetarët, jo vetëm në Kukës, se po u ushtrojnë presion për t’u dhënë votën. Hoxha tha se këto denoncime po mblidhen nga PD dhe më pas do të shihet se si do të procedohen me denoncimin e tyre.

“Kemi grup monitorimi në Kukës, Has dhe Tropojë dhe dërgojmë më dhjetar raste që denoncojnë s epo ushtrohet presion për votën dhe ne po i mbledhim ato dhe më pas të shohim se si do i denoncojmë këto raste. Ne po  marrim në konsideratë çdo shqetësim që vjen nga çdo qytetar dhe do i shqyrtojmë. Sot në administratë është dyfishuar numri i të punësuarve që të kenë mundësi që të blejnë apo marrin vota. Vjedhja e votës është një fakt konkret dhe nga të gjitha takimet që kam në të gjithë qarkun Kukësit është evidente që fitorja jonë është e padiskutueshme”, tha Hoxha.

Hoxha tha se është fatkeqësi që PS të kërkojë një mandat të tretë pasi dështoi me dy mandatet e mëparshme duke sjellë papunësi, varfëri, ku qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit.

“Në 8 vite qeverisje nuk ka lënë gjë pa bërë rilindja në këto vite. Kemi papunësi, skamje mjerim, rrugë që nuk ekzistojnë. Kukësi s’ka ujë, fshatrat janë të braktisura. Është fatkeqësi të kërkohet një mandat i tretë kur në dy qeverisje nuk ka bërë asgjë”, tha Hoxha

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 05/03/2021 21:35

    Plarent Ndreca,cfare avokati eshte,per çeshtje penale,civile,administrative?A e di ndonjeri?

    Përgjigju
    • GLS: 06/03/2021 01:59

      Plarenti eshte avokat per ceshtjet e Rilindjes.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?