Politikë

25 prilli fatal i LSI-së, në 15 bashki mori vetëm 3 mijë vota, ja njësitë ku u zhduk partia e Ilir Metës dhe Kryemadhit, në një qark mori 64 vota 

29 Prill 2021, 18:11| Përditesimi: 29 Prill 2021, 20:33

  • Share

TIRANË- Rënia drastike deri në zhdukje në disa zona e Lëvizjes Socialiste për Integrim, bashkë me taktikën e gabuar elektorale të Lulzim Bashës, janë dy nga arsyer kryesore të humbjes së opozitës në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në 15 bashki të Shqipërisë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë vetëm 3.2 mijë vota, një rezultat katastrofik, gati i pabesueshëm. Madje, në një qark, atë të Kukësit, LSI-ja ka marrë në total vetëm 64 vota, duke dalë parti e gjashtë. Në Bashkinë e Tropojës, partia e Ilir Metës dhe e Monika Kryemadhit ka marrë vetëm 12 vota, në Has 16 vota dhe në Kukës 36 vota. Në Bashkinë e Belshit ka marrë vetëm 145 vota, ndërsa në Pustec 168 vota. 

Në Bashkinë Klos, LSI-ja ka marrë 171 vota, në Finiq 183 vota, në Libohovë 205 vota, në Konispol 233 vota dhe në Pukë 279 vota. Ndërkaq, në Bashkitë Peqin, Himarë, Mat, Fushë Arrës dhe Selenicë, LSI-ja ka marrë nga 300-500 vota. Në disa bashki të tjera ka marrë nga 500 deri në 1 mijë vota. Në Bashkinë e Skraparit, që konsiderohet edhe si shtëpia e saj, LSI-ja ka marrë 2174 vota nga 4 335 vota që ka marrë në zgjedhjet parlamentare të 2017. Ndërkaq, në Bashkinë e Tiranës, LSI-ja ka marrë 22 162 vota nga 41 607 vota që ka marrë në zgjedhjet e 2017. 

Në rang kombëtar, nga 14,28 % në zgjedhjet e 2017, partia e Ilir Metës dhe e Monika Kryemadhit ra në 6.8 % në zgjedhjet e 2021, aq sa e kishin parashikuar edhe sondazhet e Institutit Piepoli dhe Report TV. Në zgjedhjet parlamentare të 2017, LSI-ja ka marrë 225.975 vota, përthyer në 19 mandate, ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit 2021, ka marrë 107 533 vota, përthyer në 4 mandate. Duke komentuar rezultatin, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi fajësoi sistemin elektoral, vendimin për djegien e mandateve si dhe foli për tradhti. 

Rezultati i LSI-së në 15 bashki në zgjedhjet e 25 prillit 2021 

1.    Tropojë, 12 vota 
2.    Has, 16 vota 
3.    Kukës, 36 vota 
4.    Belsh, 145 vota 
5.    Pustec, 168 vota 
6.    Klos, 171 vota 
7.    Finiq, 183 vota 
8.    Libohovë, 205 vota 
9.    Konispol, 233 vota 
10.    Pukë, 279 vota 
11.    Peqin, 311 
12.    Himarë, 341 vota 
13.    Mat, 423 vota 
14.    Fushë Arrës, 435 vota 
15.    Selenicë, 481 vota 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dulja: 30/04/2021 05:29

    E shikone sa te do populli moje tru thare ,kujtoje se do fitoje zgjedhjet ska rruge tjetere pere LSI Pere skrrape jeni tashi e thame

    Përgjigju
  • Manager Shtepie Servisi: 29/04/2021 21:58

    Mjaft eshte mjaft, boll vodhet boll e bete Shqiperine si kuplara. Dorezoni placken e vjedhur, shtepia pa qira po ju pret burre e grua sebashku.

    Përgjigju
    • Luli: 29/04/2021 23:05

      Shum shum e sakt ja kan pir gjakun kti populli Zoti jau marrt hakun e mos pafshin Dit

  • raul: 29/04/2021 19:00

    I perjetshem qofte kujtimi i gruas me te urryer te planetit Nafije dybekut turikalit qe e coi per lesh sektin hajduto naziskin te Jales dhe i coi ne gropen septike te politikes sharebajgat e haremit te Jales Kejdi dhembcakallja, Kajda surrattepsija, Elona guri drandja e mirdites surratnallonja, Nora bythderrja gjithollog'ja, Floida surratalienja , Silvi surratplastikja, Brisida shureufulla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?