Deputetët aktualë, ashtu si ligjvënësit e legjislaturës së kaluar, kanë shfrytëzuar privilegjet që burojnë nga statusi i deputetit. 21 deputetë kanë aplikuar dhe përfitojnë rreth 300 euro në muaj rimbursim, me pretendimin se jetojnë me qira në Tiranë. Ata kanë paraqitur në Kuvend nga një kontratë qiraje sikur banojnë në shtëpitë e pretenduara, ndonëse ka dyshime të forta se kontratat mund të jenë fiktive. Në një studim të mëparshëm të Institutit të Studimeve Politike thuhet se disa deputetët, edhe pse kanë 2-3 banesa në Tiranë, shpallen të pastrehë në kryeqytet, për të përfituar pagesa nga buxheti i shtetit për strehim dhe udhëtime.
Ndërkaq, nga dokumentacioni që ka parë Shqiptarja.com për shpenzimet për deputetët, rezulton se gjashtë deputetë kanë marrë shpeshherë para publike për të mbuluar fjetjen në hotele. Ata janë Luan Baci, Ilir Topi, Lindita Metaliaj, Luçiano Boçi, Ina Zhupa dhe Anila Denaj. Theksojmë se këto pagesa nga buxheti i shtetit janë të ligjshme, pasi bazohen në ligjin për statutin e deputetit.
Të gjithë deputetët, përpos pagës mujore bruto 156 770 lekë (neto 116 378 lekë), përfitojnë 17 000 lekë për pagesë fikse mujore për mbulimin e shpenzimeve për telefon, 40 000 lekë për karburant, 40 000 deri në 70 000 lekë dieta për udhëtime, 10 000 deri në 20 000 lekë honorare për mbledhjet e komisioneve të përhershme parlamentare. Kështu, në total, një deputet, merr në muaj 2 mijë USD deri në 2 500 USD në muaj.
Disa deputetë dhe ish deputetë janë lakuar se kanë përfituar fonde publike, prona dhe koncesione, përmes të afërmeve të tyre, tek të cilët kanë kaluar kompanitë formalisht. Megjithatë, deri më sot, Gjykata Kushtetuese u ka hequr mandatin vetëm dy deputetëve, Ilir Beqajt dhe Koço Kokëdhimës, për përfitim të asteve publike në kundërshtim me kushtet e mbajtjes së mandatit.
Deputetët dhe pagesat përkatëse për fjetje në hotel dhe qira banese
Luan Baci, 36 000 lekë, fjetje në hotel
Ilir Topi, 15 000 lekë, fjetje në hotel
Lindita Metaliaj, 24 000 lekë, fjetje në hotel
Luçiano Boçi, 36 000 lekë, fjetje në hotel
Ina Zhupa, 12 000 lekë, fjetje në hotel
Anila Denaj, 18 000 lekë, fjetje në hotel
Mirela Pitushi, 350 000 lekë në muaj, rimbursim qeraje banese
Hatixhe Konomi, 350 000 lekë në muaj, rimbursim qeraje banese
Pranvera Resulaj, 350 000 lekë në muaj, rimbursim qeraje banese
Anduel Tahiraj, 350 000 lekë në muaj, rimbursim qeraje banese
Niko Kuri, 350 000 lekë në muaj, rimbursim qeraje banese
Saimir Korreshi, 350 000 lekë në muaj, rimbursim qeraje banese
Eralda Bano, 350 000 lekë në muaj, rimbursim qeraje banese
Greta Bardeli, 350 000 lekë në muaj, rimbursim qeraje banese
Gledis Çeliku, 350 000 lekë në muaj, rimbursim qeraje banese
Meri Markiçi, 350 000 lekë në muaj, rimbursim qeraje banese
Arbi Agalliu, 350 000 lekë në muaj, rimbursim qeraje banese
Baftjar Zeqaj, 350 000 lekë në muaj, rimbursim qeraje banese
Sorina Koti, 350 000 lekë në muaj, rimbursim qeraje banese
Teuta Ramaj, 350 000 lekë në muaj, rimbursim qeraje banese
Enslemvera Zake, 350 000 lekë në muaj, rimbursim qeraje banese
Besion Ajazi, 350 000 lekë në muaj, rimbursim qeraje banese
Ilda Dhori, 350 000 lekë në muaj, rimbursim qeraje banese
Nustret Avdulla, 350 000 lekë në muaj, rimbursim qeraje banese
Fadil Nasufi, 350 000 lekë në muaj, rimbursim qeraje banese
Ilirjan Pendavinji, 350 000 lekë në muaj, rimbursim qeraje banese
Antoneta Dhima, 350 000 lekë në muaj, rimbursim qeraje banese
Si nuk kane turp keta deputet qe shpenzojne aq shume para per qejf kur shumices se popullit i mungone buka.
Përgjigju...dhe populli shkon e voton akoma !!!
PërgjigjuSkandaloze ,e rropen fare kete te mjer populli,si skan turp keta mender deputet,ci do populli 140 cop,deputet,kur kemi 1 miljon votus,dhe 60 krytar Bashkir.
Përgjigjuilace per femijet tuaj i befshi leket e vjedhura ketij populli fukara.Ju mbyste zullumi i popullit dhe te zezat mos t'ju hiqet nga dera.
PërgjigjuIlace e qivure per me te dashurit i befshi paret e vjedhura te ketij populli.
PërgjigjuHani derra pini derra.
PërgjigjuHani derra pini derra .
PërgjigjuPrandaj nuk jetohet ne Shqiperi. Dalin burrat dhe grate e mira te politikes me veshje disa mijra euro..femijet e tyre reklamojne veshjet dhe udhetimet me parate e vjedhura..dhe ne anen tjeter shume nena vdesi nga depresioni ose semundja sepse nuk cfare tu japin femijeve ne darke per te ngrene.. Zoti eshte i madh atje lart.. Ehh sa kane per te dhene pas ata pushtetare.. Ata lot femijesh dhe nenash pa ushqim do tu rendojne atyre..
PërgjigjuPo ky Andueli cfare vlere ka qe i jep shtepi leke .Po Vilma Bellos kush ia paguaan leket ?Shteti?
PërgjigjuTani qe u ngriten satelitet sdo guxojne me te mashtrojne se do i shohin nga lart or teeeejjjjj
PërgjigjuO mos e hengershin diten e neserme keta shushunja qe e ropen kete popull budalla qe i vete mbrapa
PërgjigjuTe verifikohet mashtrimi dhe te arrestohen per vjedhje duke shperdoruar detyren!
PërgjigjuA nuk u dalin ata qe morin me mashtrime po duan dhe palcen e popullit a pak kan vjedh skan faj i kemi fajet ne qe i votojm
PërgjigjuKeq kur skane, keq kur kane. Po ndaheni mendjen
PërgjigjuIlace per ate mikun!
PërgjigjuOuuuu,mos i hongshin ju dalshin nga hundet,duhen çu në spak direkt tju merren leket dhe tju jepen te farferve,car bohet kshu more!!!!!!