Oresti Kyriako (Qirjako)

Kronikë

28-vjeçari shqiptar dënohet me burg në Britani për shpërndarje droge, po financonte trajtimin e babait të tij me kancer

12 Maj 2021, 22:39| Përditesimi: 12 Maj 2021, 22:57

  • Share

Një shqiptar i akuzuar për shpërndarje kokaine në Britani filloi të merrej me drogë me qëllim që të financonte shërimin e babait të tij i cili ishte me kancer. Bëhet fjalë për Oresti Kyriakos 28 vjeç.

Kyriakos u ndalua në Cardiff të Britanisë më 27 prill pasi gjatë një kontrolli në makinë i’u gjetën çanta me kokainë. Menjëherë më pas policia vendosi ti kontrolllonte dhe shtëpinë, ku zbuloi sasi të tjera kokaine dhe rreth 14 mijë paund cash.

Në dëshminë e tij ai ka thënë se ‘detyrohej’ ta bënte këtë punë pasi babai i tij i cili jetonte në Athinë ishte i sëmurë me kancer dhe kurimi kushtonte. Në total kishte 347.6g kokainë që vlerësohej se kishte një vlerë midis 11,120 £ deri në 14,800. Policia gjeti edhe dy telefona celularë që kishin mesazhe në lidhje me tregtinë e drogës.

Avokati Laurence Jones tha se klienti i tij ishte shqiptar por një shtetas grek me leje për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar dhe kishte jetuar aty për tre vjet. Kyriako u dënua me 32 muaj burg.

"Paratë po dërgoheshin në Athinë sepse fatkeqësisht babai i tij ka kancer dhe kërkon trajtim privat që kushton", tha avokati.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?