Lindita Lazaj nuk i mban lotët teksa rrëfen vuajtjet e të birit kur shembet në tokë nga krizat epileptike.
“Mi kanë prerë pensionin. Nuk kam çfarë t’i jap. Më ikën fëmija nga duart. Nuk e duroj dot”, tregon Lindita.
Familja me dy të moshuar dhe djalin 28-vjeçar Vasian Lazaj që vuan nga epilepsia jetojnë në fshatin Picar të Selenicës. Në kushte tepër të vështira ekonomike ata e mbajnë frymën me pensionin e kryefamiljarit, ndërsa Lindita Lazaj shprehet se nuk i ka dalë pensioni i pleqërisë për shkak të mungesës së dokumentacionit.
“E kam të sëmurë. Mi kanë prerë kempin. Ilaçe nuk ka, nuk kam ushqim. Më ra mbrëmë aty me zor e kam ngritur. Më dhembin krahët. Sa vuaj me këtë fëmijë, shpirti im e di”, tha nëna.
Sikur të mos mjaftonin problemet, në muajin qershor të këtij viti, Shërbimi Social i Vlorës i ka hequr KEMP-in pa asnjë shpjegim 28-vjeçarit Vasian Lazaj.
“Kempi më është hequr që në qershor të vitit 2021. Deri më sot jam në gjendje të rëndë. Dridhje natën. Jam interesuar tek shërbimi social dhe më kanë thënë se janë më lart. Kërkoj që të më vije kempi që merrja”, tha djali.
Gjendja shëndetësore e 28-vjeçarit me epilepsi po rëndohet për shkak të pamundësisë për të siguruar ilaçet.
Përmes mikrofonit të Report Tv, Vasian Lazaj kërkon nga Instituti i Sigurimeve dhe Shërbimi Social t'i lidhin pensionin e plotë të invaliditetit.
Me kujtohet kur kam qene ne gjimnaz,kam pare nje rast krize epilepsie.Nje grua e re qe po priste jashte dyqanit te bukes,kaloi ne krize dhe u shemb perdhe dhe filloi te dridhej e te bente levizje te pakontrolluara dhe dukej sikur po mbytej.Njerezit qe ishin perreth iu mblodhen persiper duke u perpjekur t'a ndihmonin.Nje burre i moshuar i kapi gjuhen se mos e kalonte keq e mbytej.Kriza zgjati nja dy minuta dhe pastaj gruaja e mblodhi veten dhe u ngrit sikur te mos kishte ndodhur asgje,ama veshjet e saj ishin baltosur komplet,sepse vendi ku u shemb ishte gjithe balte nga shiu.Ishte hera e pare qe shikoja nje krize epilepsie dhe nuk kam per t'a harruar kurre.Me beri pershtypje se si trupi i saj humbi komplet kontrollin mbi levizjet.Me vjen keq qe ketij djalit i kane hequr Kempin,por duhet bere dicka dhe per pensionin e kesaj zonje,thjesht pse ka mungese dokumentacioni,nuk d.m.th.qe vitet e punes se saj te shumezohen me 0,sikur ka qene skllave.Shteti duhet te gjeje nje zgjidhje per te dy.
Përgjigjuska problem se kryeministri iku prape ne amerike per hallet e popullit, vdeksh ishalla o plehre e surrelit
PërgjigjuQeveria duhet te vere dore te forte ne ekipet e KEMPIT sepse jane kriminel te ndyre, kushdo qe ka nevoj se eshte i semure po nuk pagoi nuk e merr kurre dhe kjo ndodh kudo rendomte dhe nuk vihet dore. I bej thirrje emisjonit te meret me kete problem se po i rjepin invalitet. Kam nje mikun tim qe eshte me nje kembe dhe del ne kemp cdo vit me nje siklet te madh sepse i thone qe duhet te punosh kur ketu nuk ka pune per njerez te regullt e jo me per invalit. Ne vende te BE invalite te tille e marin kempin te perjetshe ndersa ketu mezi ta japin per nje vit me sa duket mendojne se kemba do tju dali perseri. VINI DORE TE KETA HAJDUTE SE PO VJEDHIN INVALITET.
PërgjigjuO ropt ku ti kene keta qe heqin buken e gojes ketyre me atftesi te kufizuar.. gjynah gjynah. Po pse mor te babezitur keni vjeth sa skeni dashur. Dhe tani I hiqni 10 milekshin ketij . Ore ka shtet atje apo vetem hajdute e kriminel ka ngelur në parlament. Po televizjonet shqiptare ca bojn pse smerren me jete shtrese me halle. Te bojn programe pa fun perkta . Po meren me donaldin e betrica e big bradri ca ka emrin e bora . Ja futi sja futi.dil mor nje gazetar te meter kete problem se do boj hajer.
PërgjigjuPse nuk del ai huri i gjate te pres shiritin dhe per keta te gjoret , sa turp
Përgjigju