Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi vjedhjen në një shkollë 9-vjeçare në Durrës duke vënë në pranga tre të rinj nga Shënvlashi. Ata dyshohet të jenë autorë të dyshuar edhe të 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë muajit mars 2020, mes të cilave edhe një makinë lukzose BMW. Kjo periudhë përkon me kohën kur Shqipëria është vendosur në karantinë dhe në masa të rrepta kufizuese për parandalimin e COVID-19.
Të arrestuarit janë dy 17-vjeçare dhe një 15 vjeç: M. P., 17 vjeç, banues në Shënvlash, Durrës, i dënuar më parë për vjedhje, S. Ç., 17 vjeç dhe A. Gj., 15 vjeç, banues në Durrës.
Sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë futur në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, me qëllim vjedhjen e bazës logjistike të kësaj shkolle, "por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, të cilët po i mbanin nën vëzhgim prej një jave, janë kapur dhe arrestuar në flagrancë".
Nga veprimet e para hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi edhe i 4 rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera nga këta persona gjatë muajit mars, konkretisht:
- Më datë 01.04.2020, kanë vjedhur në lokalin e shtetasit H. H., pije e sende të ndryshme me vlerë 20.000 lekë;
- Më datë 30.03.2020, kanë vjedhur në lokalin e shtetasit L. M., pije dhe sende të ndryshme me vlerë 20.000 lekë;
-Më datë 27.03.2020, kanë hyrë në lokalin e shtetasit E. Xh., ku kanë marrë çelësat dhe kanë vjedhur mjetin tip BMË.
- Më datë 25.03.2020, kanë vjedhur në marketin e shtetasit M. S., sende dhe produkte të ndryshme.
te i thuash edhe kesaj makine luksoze qe i ka feneret me te zinj se gomat, ju zoti ju ruajt ! kudo ne bote e gjen me 5 mij euro, dhe makine luksoze 5 mij eur-she nuk besoj qe ka.
Përgjigju