Hajdutët u bastisin shtëpitë në Kamëz, banorët në Report Tv: Bëjmë roje nate me armë dhe me leva! Denoncimi vë në lëvizje policinë: Shkuam në zonë, s’ka grabitje e as denoncim

25 Dhjetor 2021, 12:18| Përditesimi: 25 Dhjetor 2021, 20:07

  • Share

“Me armë dhe me leva!”

Prej ditësh, zgjohen me lajme nga të afërm e fqinj se shtëpitë u janë bastisur natën.

Banorët e fshatit Kasallë, vetëm 4 kilometra nga qendra e Kamzës, kanë vendosur të bëjnë roje, për të mbrojtur pronat e tyre nga keqbërësit.

 “Po detyrohemi të bëjmë shërbim vetë. Kemi ruajtur vetë shtëpitë me komshinjtë, njerëzit, dy netë njëri e dy netë tjetri sepse nuk po gjejmë rehati. Çdo natë organziohemi me radhë që të mbrojmë shtëpinë dhe familjen tonë”, tregojnë banorët.

Ditët e fundit hajdutët mësynë në një shtëpi 2 katëshe, por nuk arritën të finalizojnë planin pasi u pikasën nga pronari.

 “Po na bëhen vjedhje çdo natë pothuajse. Shtëpinë që ndodhet përballë e kanë bastisur, kanë bastisur katin e parë dhe kanë kaluar në kat të dytë. I zoti i shpisë është zgjuar, ata janë frikësuar dhe janë larguar. Ka pasur një levë njëri në dorë, nuk kanë marrë gjë aty por me frikë, me grua dhe fëmijë të vegjël”, deklaron njëri prej banorëve.

Hajdutët marrin gjithçka me vlerë që u del përpara.

 “Ka pasur raste që ka hequr gomat e makinës, bagëti, bizhuteri, flori. Para dy-tre netësh njërit erdhën ti marrin lopën, nuk arritën se doli i zoti i shtëpisë.

Vetëm në 10 ditët e fundit banorët thonë se tre shtëpi kanë rënë pre e grabitjes.

“Policia këtu nuk vjen asnjë rast, për të dalë, për të kaluar për patrullim natën. Shqetësuar për rendin dhe qetësinë, sepse nuk po gjejmë qetësi. Ne apelojmë më shumë që të ketë kontrolle të policisë”, thonë banorët e Kasallës.

Dikush që punon natën thotë se e ndihet i frikësuar për familjen që lë vetëm në banesë.

 “Unë punoj natën, nusen dhe fëmijët në shpi. Kush mi mbron mua ata? Nëqoftëse mi gjen gjë kush mi mbron? Mos të punoj kush i mban? Ose të rri roje për familjen ose do punoj t’i mbaj”, ngre shqetësim një tjetër banor.

Policia e Tiranës është vënë në lëvizje pas kronikës së transmetuar në Report TV ku njofton se ka shkuar menjëherë në fshatin Kasallë dhe është takuar me personat që kanë folur për Report TV dhe asnjë prej tyre nuk ka pasur raste vjedhjesh por kanë dëgjuar se në këtë zonë kanë ndodhur disa të tilla.

Ora 19:59
Denoncimi i banorëve të Kamzës në Report Tv për vjedhjet vë në lëvizje policinë: Takuam banorët, s’ka grabitje e as denoncim

Pas denoncimit që banorët e Kamzës bënë në Report Tv se kanë frikë nga hajdutë se u grabisin shtëpitë dhe se e ruajnë natën me armë e leva, ka vënë në lëvizje policinë.

Teksa banorët denoncuan në Report Tv me zë dhe figurë se çdo natë bëjnë rojë pasi hajdutët po u vjedhin banesat, Policia e Tiranës ka shkuar sot në fshatin Kasallë dhe është takuar me personat që kanë folur për Report TV dhe thotë se asnjë prej tyre nuk ka pasur raste vjedhjesh por kanë dëgjuar se në këtë zonë kanë ndodhur disa të tilla.

Policia thotë se gjatë dy muajve të fundit, nuk ka asnjë kallëzim apo njoftim nga ndonjë banor i zonës Kasallë për grabitje.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodra: 25/12/2021 17:14

    Ikni ka keni ardh ma mir se edhe ju jeni hajduta kush jau dha token aty ku jeni??? Por ju vjedhni nieni tjetrin o kertodha ikni ka keni ardh

    Përgjigju
  • Lleshi: 25/12/2021 15:05

    KAMZA duhet RAFSHUAR, ,,TE PASTROHET TIRANA NGA LLUMI E MUTI QE ESHTE GRUMBULLUAR PERRETH SAJ..

    Përgjigju
  • Ooo: 25/12/2021 13:59

    Shumë mirë, kthehuni atje nga keni ardhur. Num e kuptoni qê num është vendi Juan?!

    Përgjigju
  • Shoku: 25/12/2021 13:08

    Pune skifteresh,skifteret vjedhin shtepite e skiftereve.Nipi vjedh shtepine e dajes e vellai te vellait e kane zakon keta.

    Përgjigju
  • Trap jane: 25/12/2021 12:32

    Pune malokesh.E dine qe kane toka te vjedhura dhe tani ,meqenese nuk ka me toka per te vjedhur,vjedhin njeri tjetrin.Hajduti mbetet po hajdut,trashegimi nga te paret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?