3 milion dollarë për vettingun në polici, Sandër Lleshaj propozon ndryshime në ligj

7 Mars 2019, 15:00| Përditesimi: 7 Mars 2019, 15:21

  • Share

Pak javë pasi komisioni i jashtëm dhe sekretariati teknik që do të kryejnë vettingun në policinë e shtetit nisën nga puna me zyra tek ish garda e republikës, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj propozon ndryshime ligjore.

Me argumentin se kosto financiare ka bllokuar për mbi 8 muaj nisjen e vettingut në polici dhe pamundësisë për kapjen e afateve kohore Lleshaj shprehet se veç 30 gradave të lartë me përparësi duhet të kalojë në vetting edhe struktura e SHÇBA-së.

Me kalimin e agjentëve të shërbimit të brendshëm dhe ankesave në vetting sipas relacionit të siguruar nga reporttv, ata do të shërbejnë më pas për të kryer vettingun e fazës së dytë dhe të tretë që prej 12 mijë uniforma blu.

Në sitën e vettingut në rradhët e policisë sipas ligjit 12/2018 kalojnë drejtuesit e lartë e më pas duke zbritur deri tek oficeri më i thjeshtë, por e gjitha kjo e ezauruar në 2 vite.

Këto afate kohore kur vettingu në polici ka hyrë në fuqi në 2018 duhet të kapen deri në 2020 çka realisht është e pamundur dhe ka sjell nevojën e ndryshimeve në ligj.

Një tjetër detaj sipas relacionit ështe edhe kosto financiare e cila përllogaritet në 3 milion dollarë për të kaluar në vetting mbi 12 mijë efektivë.

‘’Sipas parashikimeve procesi i vlerësimit do të kushtojë rreth 300 milionë lekë ose rreth 3 milionë dollarë. Në këto kushte, duke pasur parasysh se vetë elementi financiar ishte një nga arsyet që solli vonesa në implementimin e procesit, Ministria e Brendshme, pas një analize të thellë dhe shumëplanëshe propozon një mekanizëm të ri për vlerësimin, i cili mund të arrijë po të njëjtat objektiva, pra të pavarësisë, paanshmërisë dhe objektivitetit të procesit, me më pak kosto për buxhetin e shtetit’’ thuhet në këtë dokument.

Por si parashikohet vetingu pas ndryshimeve të propozuara nga Lleshaj?

Ai propozon që për gradat e larta të mos ketë ndryshim nga ligji i mëparshëm. Drejtori i Përgjithshëm, zëvendës drejtori, drejtorët dhe shefat e sektorëve e kalonin vlerësimin në fazën e parë. Vlerësimi i fazës së parë kryhet nga një Komision i Jashtëm me 15 anëtarë, i asistuar nga një sekretariat teknik me po 15 anëtarë.

Ndryshimi i dytë thelbësor qëndron në faktin se propozohet që të jetë SHÇBA-ja ajo që do të kryejë vlerësimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës në fazën e dytë dhe të tretë, pra punonjësit e nivelit të mesëm drejtues dhe atyre të nivelit bazë.

Kjo zgjidhje ka disa avantazhe të dukshme.

Së pari, ka një impakt të ndjeshëm mbi buxhetin e parashikuar. Ngarkimi i SHÇBA-së me vlerësimin e punonjësve në fazën e dytë dhe të tretë, pra rreth 12 000 punonjës, i kursen buxhetit të shtetit rreth 260 milionë lekë duke minimizuar kostot shtesë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi.: 07/03/2019 20:36

    Genjeshtra. Po e ndryshuat ligjin duke e bere ShCBA nuk quhet vetting. Por kapje. Vetting quhet kur e bejne te pavarur. Mos lini kokren e namit me justifikime lekesh. Niseni nje gje dhe coheni deri ne fund sic duhet. Jo ta ndryshoni rregullat ne mes te lojes. Humbni besimin !!!!

    Përgjigju
  • Nckdnsxbb: 07/03/2019 16:04

    Po te ishte ai shkaku, propozimin do e bente Ministria e Financave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?