Më shumë se 30% e qytetarëve shqiptarë rezultojnë se po jetojnë në pasiguri për të garantuar ushqim. Rezultati është publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësisë, në raportin e hartuar për vitin 2022 për sigurinë ushqimore dhe të ushqyerit në botë. Pavarësisht se ky nivel është në rënie me periudhën 2014-2016 kur përqindja e pasigurisë ishte 38.8%, përsëri niveli mbetet shqetësues, kur flitet që 7.7% e kësaj kategorie janë në pasiguri të rënduar ushqimore.
Nga vendet fqinje Shqipëria ka nivelin më të lartë të pasigurisë ushqimore, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 20.9%, Serbia me 14.1%, Mali i Zi me 14% dhe Bosnjë-Hercegovina me 12.6%.
Sipas konkluzioneve të raportit shkalla e pasigurisë është tregues që bazohet tek aksesi që kanë individët ose familjet në ushqim, për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera. Gjetjet e këtij raporti janë të bazuara në bazë të anketimeve që organizata kryen.
Sigurimi i ushqimit bëhet edhe më i vështirë këtë vit, në kushtet kur çmimet e produkteve të shportës po rriten nga muaji në muaj si pasojë e luftës në Ukrainë, ndërkohë që niveli i pagave mbetet pothuajse i njëjtë. Pak ditë më parë FMN ngriti shqetësimin e inflacionit të lartë, i cili do të jetë më i ndjeshëm tek shtresat në nevojë, për këtë arsye kërkoi që edhe politikat mbështetëse të orientohen në këtë drejtim.
Të njëjtin shqetësim e ka ngritur më herët edhe Banka Botërore dhe Agjencia Ndërkombëtare Standard & Poor’s, të cilët vlerësojnë se inflacioni do të jetë në rekord që prej 1990-ës.
PASIGURIA USHQIMORE PËR 2022 (FAO)
Shqipëria 30.9%
Maqedonia e Veriut 20.9%
Serbia 14.1%
Mali i Zi 14%
Bosnjë-Hercegovina 12.6%
Situata ekonomike eshte katastrofe. Cmimet ngrihen perdite e rrogat e pensionet ne vendnumero. Qeveri totalisht e paafte.
PërgjigjuShpifje, Shqiptaret kane leke po nuk i kane te legalizuara, sa te beje rama ligjin dhe do i nxjerrin deri nga 2 mln € per koke. Ja sa te zhdukemi krejt nga ky mallkim!
Sikur të na sajote Zoti nji Enver tjeter sdo ishte keq, këto tenjat qe pin gjak ke ky popull vetem "pëllumbi" i bën derman,hajde çau edhe rrini mas televizorit kur te plasi rrëmuja e uris
PërgjigjuJo ska munci.do jet mashtrim se NE kemi bo progres me shum se te rajoni mer plak.. perjashto faktin qe rroga nuk ngrihet qe NE 2010 me nje minimum inflazioni prej 4.2 % ne Jemi grop 50% se aq duhet te ishte rrit rroga vetem ne baz te inflazioni e ngritjes se cmimeve.me SA mbaj men un te pakten si rrogetar I shtetit rritja e fundit esht Ber kur 1 Marlboro kushtonte 1500lek dhe NAFTA kushtonte 900 lek litri.rroft udheheqja
PërgjigjuDhe ishte ky robi ne pushtet qe hoqi ligjin e indeksimit te pagave me infalcionin qe kur erdhi ne pushtet. Dhe basketbollisti indekson akcizen tek nafta. Ky eshte per NOBEL ne ekonomi do e marri dhe para KADARESE!
Evlad kjo puna e dashnorve të gruas apo dashnoreve të burrit,për hilexhi po shkojka procedura ma gjat për rilindje,për momentin jemi tek lavatriqja e teshave në shkalltë e SOJIT, ta keni para sysh se aty asht nji shpirt i prangosur mos e tej ngarkoni,vazhdojm ma tej
Përgjigju