Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

30 humbje jete dhe 2.098 raste të reja nga COVID-19 në Greqi! 365 pacientët e shtruar në spital, prej të cilëve 321 të pavaksinuar

24 Tetor 2021, 17:55| Përditesimi: 24 Tetor 2021, 17:57

  • Share

Në shtetin fqinj, Greqinë, gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 30 humbje jete dhe 2.098 raste të reja.

Numri i personave të shtruar në spitalet COVID është 365, prej të cilëve 321 janë te pavaksinuar.

Mosha mesatare e personave të prekur me COVID-19 është nga 39-78 vjeç, ndërsa qyteti më numrin më të lartë të infektimeve është Athina.

Numri total i infektimeve ka shkuar 716.358, ndërsa ai i viktimave është 15.628 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Prej shfaqjes së variantit delta, për shkak të përhapjes së tij të shpejtë numri i infektimeve u rrit në mënyrë drastike. Aktualisht situata epidemiologjike në vend është me e stabilizuar, për shkak të shtrëngimit të masave anti-COVID dhe intensifikimit të procesit të vaksinimi.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?