30 vite pa ujë e rrugë, banorët në Memaliaj si në mesjetë: Tokat i mori lumi, kemi ngelur pa pikën e ujit

28 Janar 2023, 16:32| Përditesimi: 28 Janar 2023, 16:45

  • Share

Banorët e fshatit Anë Vjosë, Bashkia Memaliaj kanë protestuar sot për mungesën ujit të pijshëm. Është një problematikë e hershme, por deri tani nuk ka gjetur zgjidhje.

Mbi 10 fshatra Toç, Anë Vjosë, Kroshtaj, Qesarati, Zhulaj  të Bashkisë Memaliaj, në Gjirokastër për më shumë se 3 dekada kanë mbetur si në mesjetë pasi përveç mungesës së ujit, prej shumë vitesh vuajnë edhe problemin e mungesës së infrastrukturës rrugore.

E vetmja mënyrë për ta siguruar, pompa e furnizimit të ujit në fshat është mbytur nga rrjedha e lumit Vjosë duke dalë jashtë funksionit për banorët.

“Po vemi gati 30 vjet që nuk kemi më ujë. Tani ka dalë dhe lumi që ka përmbytur tokat. Kemi ngelur fare, sot ne mbushim ujë për të pirë dhe e blejmë. Ka shumë kosto, se na ka mbytur fukarallëku.

“ Pompa u mbyt, tokën ma mori lumi. 30 e ca vjet kemi ngelur pa ujë. Jemi pa drita pa rrugë.”

“Mirrnim ujë tek kjo pompa në Vjosë, tani e ka vënë poshtë Vjosa. Furnizonte 10 fshatra”, thonë banorët.

Edhe pse e kanë ngritur zërin, mbi 250 banorë të fshatit Ana Vjosë thonë se ndihen të harruar nga shteti, pasi prej vitesh nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga ana e pushtetit vendor. Si zgjidhje banorët kanë gjetur shpimin e puseve në mënyrë individuale ndërsa i bëjnë apel shtetit të kthej kokën nga ata.

“Jemi ankuar dhe s’do t’ia dijë njeri fare se kemi ujë, se s’kemi ujë. Jemi si në Mesjetë”

 “Ne kemi ngelur këtu pa pikën e ujit. Tokat i mori lulmi dhe askush nuk del të mbajë përgjegjësi po dal të bëjmë diçka për këta banorë, Çfarë bëhet këtu?”

“Ujë të pijshëm nuk kemi në fshat. Atë pompën që bëni Enveri që në kohën e komunizimit, e mbyti Vjosa vuri poshtë. Furnizonte dhjetë fshatra. Sot jemi dhjetë fshatra s’kemi ujë, kemi hapur puse”, thonë banorët.

Në fshatin Ana Vjosë jetojnë rreth 60 familje të cilat prej 30 vitesh vuajnë mungesën e ujit. Lumi “Vjosë” gllabëron disa ha toke bujqësore çdo vit, por deri më sot Bashkia Memaliaj nuk ka dhënë një zgjidhje për banorët.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?