Politikë

30-vjetori i PS, Spiropali: Jemi forca politike udhëheqëse! Kjo është dekada jonë për Shqipërinë e të gjithëve, krenare

12 Qershor 2021, 10:26| Përditesimi: 12 Qershor 2021, 10:29

  • Share

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka uruar 30-vjetorin e Partisë Socialiste.

Përmes rrjetit të saj social Facebook, Spiropali shkruan se PS 30 vjet ka ndarë historinë dhe fatin me Shqipërinë, pasi sipas saj të dyja kanë dalë nga errësira komuniste e fillim-viteve ’90 të çorientuara në kërkim të dritës, të ndërgjegjes, dhe të vërtetës.

Ajo shprehet se PS punon për Shqipërinë e besimit respektit dhe mundësisë për çdo njeri, duke shtuar se luftohet që askush në Shqipëri të mos dështojë për shkak të gjinisë, shtresës shoqërore, prejardhjes, përkatësisë fetare, etnike, politike.

“Ne jemi forca politike udhëheqëse e Shqipërisë. Kemi fituar një mandat të tretë historik me Edi Ramën kryetar dhe Kryeministër. Për të ndërtuar Shqipërinë post-tranzicion. Infrastrukturën moderne. Sistem arsimor që sjell zhvillim. Bujqësi që eksporton. Turizëm të qëndrueshëm. Prodhim vendas. Shërbime të shpejta pa zvarritje dhe ryshfet. Administratë publike meritokratike që përballon betejën e negociatave për standardet e integrimit në BE.”, shkruan ajo.

Në fund të postimit Spiropali shprehet se PS duhet të fitojë betejën për Shqipërinë dhe kjo është dekada e saj.”


Lajmi kryesor:

Përvjetori i 30-të i PS, Rama uron: Do vazhdojmë përpjekjet që partia të bëhet më e mirë, Balla: Mirënjohje për themeluesit dhe anëtarësinë


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?