Sociale

30-minuta shi i furishëm përmbyt qendrën e qytetit të Beratit! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve

18 Tetor 2021, 20:12| Përditesimi: 18 Tetor 2021, 20:22

  • Share

Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta shi i furishëm që qendra e qytetit të Beratit të notojë në ujë. Si pasojë e reshjeve të shiut është mbuluar nga uji vendi i quajtur "Axhensi" në Berat. Prania e shiut në rrugën kryesore të qytetit ka vështirësuar jo vetëm lëvizjen e automjeteve, por edhe të këmbësorëve. Shkak për përmbytjen e rrugës janë bërë bllokimet e kanalizimeve të ujërave dhe pusetat në aksin kthesa e gjykatës-axhensi.

Është dashur ndërhyrja e punonjësve të pastrimit për të zhbllokuar pusetat në rrugë si dhe pakësimi i reshjeve të shiut, që uji në qendrën e qytetit të tërhiqet pas 30-minutash.

Por edhe pse uji u tërhoq nga rruga dhe u krye zhbllokimi i qendrës së qytetit, ajo që mbeti pas është balta, që po pastrohet.

Bllokimet e rrugëve kryesore në Berat ndodhin shpesh,sidomos në rastet e shiut të pandërprerë e me furi, që nxjerrin jashtë funksionit kullimin e ujërave në pusetat e rrugës, që janë të amortizuara prej vitesh.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?