Pas tre vitesh mosmarrëveshje, kushtesh, mosbesimi dhe negociatash, PS, PD, LSI dhe opozita e re parlamentare kanë dalë me një draft përfundimtar për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Duke iu referuar këtij drafti, Shqiptarja.com ka identifikuar 31 ndryshimet më të rëndësishme në ligjin zgjedhor, ku që të gjitha konsistojnë në rritjen e garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Për herë të parë parashikohet hapja e kutive pas zgjedhjeve në mënyrë rastësore nga KQZ, një masë kjo për të trembur administratën zgjedhore për të hequr dorë nga çdo praktikë manipuluese. Nëse KQZ gjen parregullsi, përgjegjësit do t’i dorëzohen Prokurorisë.
Për herë të parë parashikohet që partitë politike, si kusht për t’u regjistruar në zgjedhje, duke të dorëzojnë në KQZ një deklaratë të kryetarit, i cili duhet të betohet se nuk do të blejë votat.Për emigrantët me vendbanim të përhershëm jashtë vendit që do të votojnë jashtë vendit, do të caktohet një zonë unike në Tiranë ku do të llogariten votat.
Ndryshimet ndalojnë publikimin e rezultateve të sondazheve pesë ditë para zgjedhjeve, ndërsa vendosen kufizime sa i takon minutazhit të reklamave politike. Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet çdo akt qeveria që parashikon dhënien e benefiteve për kategori të caktuara të popullsisë.
Institucionet publike janë të detyruara të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik katër muaj para datës së zgjedhjeve, ndërsa KQZ mund të vendosë ndalimin e zhvillimit të aktivitetit.
KQZ-ja ndryshon nga themelet, duke u shpërbërë në tre degë; Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve. Ndërkaq, vendoset kushti që anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të kenë kaluar Vetingun. Ka ndryshuar edhe koha e zhvillimit të zgjedhjeve. Zgjedhjet duhet të mbahen vetëm gjatë periudhës 5 prill deri në 15 maj ose 15 tetori deri në 15 nëntor. Ndërkaq, dy çështje shumë të diskutuara si teknologjia dhe vota e emigrantëve, lihen në dorë të KQZ.
32 ndryshimet në ligjin zgjedhor
1. Parashikohet hapja e kutive për të verifikuar rregullsinë dhe saktësinë e veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë administrimit të procesit dhe vlerësimit e numërimit të votave. Këqyrja bëhet nga KQZ-ja, me përzgjedhje rastësore, ose me kërkesë të palëve të interesuara, me përcaktim. Në rast nga këqyrja ka parregullsi, KQZ bën kallëzim penal për zyrtarët përgjegjës.
2. Kolegji Gjyqësor Zgjedhor përbëhet nga 8 gjyqtarë të Apeleve, me kushtin që të kenë kaluar Vettingun. Ata zgjidhen me short nga KLGJ.
3. Në lisën e kandidatëve një në çdo tri emra të njëpasnjëshëm duhet të jetë grua.
4. KQZ refuzon listat partive nëse nuk përfshijnë 30 % gra në pozicionet fituese.
5. Datat e zgjedhjeve do të caktohen vetëm gjatë periudhës 5 prill deri në 15 maj ose 15 tetori deri në 15 nëntor.
6. Riformatohet nga themelet KQZ, duke krijuar Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisionin Rregullator dhe Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve. Të gjitha këto struktura përbëjnë KQZ, ndërsa KQZ-ja aktuale shkrihet.
7. Komisioni Rregullator zëvendëson KQZ-në aktuale dhe miraton aktet për zhvillimin e zgjedhjeve. Përbëhet nga 5 anëtarë me mandat 5-vjeçar. Anëtarët zgjidhen nga Kuvendi.
8. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zgjidhet nga Kuvendi me mandat 7-vjeçar dhe drejton administratën e KQZ-së.
9. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrton ankesat dhe vendos sanksione për shkeljet. Komisioni përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi me mandat 9-vjeçar.
10. Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje i lihet në dorë KQZ-së. KQZ-ja ka të kompetencë të eksplorojë, eksperimentojë dhe të vendosë përdorimin e teknologjive në zgjedhje.
11. KQZ-ja udhëheq dhe mbikëqyr procesin e votimit nga emigrantët.
12. Zona e qendrës së votimit nga jo më pak se 200 dhe jo më shumë se 1,000 zgjedhës, bëhet nga jo më pak se 300 dhe jo më shumë se 1,000 zgjedhës.
13. Për emigrantët me vendbanim të përhershëm jashtë vendit që do të votojnë jashtë vendit, do të caktohet një zonë unike në Tiranë ku do të llogariten votat.
14. Ndryshimi i emrave apo të dhënave të votuesve jashtë regjistrit zyrtar, dënohet me burg në bazë të nenit 248 të Kodit Penal.
15. Partitë që regjistrohen në zgjedhje, si kusht duhet të dorëzojnë në KQZ edhe një deklaratë të kryetarit të partisë ku të betohet se nuk do të blejë votat dhe se nuk do marrë para nga krimi.
16. Rezultatet e sondazheve zgjedhore nuk mund të publikohen gjatë 5 ditëve të fundit para datës së zgjedhjeve.
17. Ndalohet zhvillimi i fushatës zgjedhore në institucionet publike.
18. Partitë dhe kandidatët mbajnë përgjegjësi penale për çdo favor në këmbim të votave.
19. Partive dhe kandidatëve u ndalohet të mbulojnë shpenzime fushate apo të kryejnë veprimtari përmes personave të tretë.
20. Pasqyrimi i fushatës zgjedhore në mediat audiovizie bëhet vetëm në edicionet e zakonshme dhe të posaçme të debatit politik.
21. Media audiovizive mund të shfrytëzojë material filmik të servirur nga subjektet zgjedhore, në rast se nuk disponon material të vetin filmik, me kushtin që t’a shoqërojë lajmin me shënimin “materiali filmik servirur nga subjekti…”
22. Gjatë periudhës së fushatës, subjektet zgjedhore kanë të drejtën e transmetimit, kundrejt pagesës, të reklamave politike në mediat audiovizive private. Reklama politike duhet të identifikojë qartë subjektin porositës, ndryshe KQZ urdhëron publikimin.
23. Çdo parti ka të drejtën e transmetimit, për çdo medie audiovizive private, të jo më shumë se një reklame në ditë, jo më të gjatë se 60 sekonda, për gjithë periudhën e fushatë.
24. Ndalohet transmetimi i reklamave të paguara ose të financuara nga institucionet shtetërore dhe/ose nga çdo ent publik apo shoqëri tregtare ku shteti ka aksione për periudhën kohore 4 muaj para datës së zgjedhjeve deri në datën e zgjedhjeve.
25. Gjatë fushatës zgjedhore ndalohet marrja në punë, pushimi nga puna, lirimi, lëvizja dhe transferimi në detyrë në institucionet apo entet publike.
26. Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e benefiteve për kategori të caktuara të popullsisë.
27. Institucionet publike janë të detyruara të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën katër muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve. KQZ mund të vendosë ndalimin e zhvillimit të aktivitetit.
28. Shuma që çdo person fizik ose juridik mund t’i japë një partia politike nuk mund të jetë më e madhe se 1 milion lekë.
29. Nuk mund t’u japin para partive personat që kanë përfituar fonde publike, kontrata publike apo koncesione në 3 vitet e fundit me vlerë mbi 10 milionë lekë, personat që ushtrojnë veprimtari në fushën e medias, kanë qenë partner me fonde publike në projekte të ndryshme, kanë detyrime monetare ndaj shtetit.
30. KQZ-ja krijon dhe mirëmban një portal në internet, për të denoncuar partitë dhe kandidatët në lidhje me financimin e fushatës.
31. KQZ-ja i kërkon informacion të rregullt organeve të policisë dhe të prokurorisë për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve.
Hahahaha, sa i bukur ai betimi i kryetarit qe nuk do bleje vota.. Po ca jane keto gjera qesharake more se late nam. Ky rregull as nuk duhet cuar ne mend e jo me ta shkruash e ta besh ligj. Nuk ka pse te behet betim per dicka qe eshte e papranueshme dhe e pamoralshme. Nuk ka pse te behet betim qe nuk do shkel ligjin, sepse ligjerisht blerja e votes denohet. Ashtu i bie qe te gjithe personat qe mbushin moshen madhore, pra 18 vjec, duhet te betohen qe nuk do shkelin ligjet.
PërgjigjuMe e rendesishme me duket ajo pika e betimit per te mos vjedhur vota , si puna e betimit te qenit per te mos ngrene m...... , dhe kur e zune duke ngrene u justifikua , une u betova per te njome jo per te thate , ne fakt te thate po hante , Po a harohet zakoni Model-96 ?!!!!
PërgjigjuPerfundimisht dhe ata emigrante qe votonin me pare nuk do te mund te votojne më.Nuk ekziston njeri qe te vije nga emigracioni per te votuar vetem ne Tirane Paster tani,do te luftojne 2 banda me mercenaret e tyre.Nuk pranohen më te rinj
Përgjigju