Foto ilustruese

Kurba e infektimeve e qëndrueshme! Sot 328 raste të reja dhe 1 viktimë! Tirana, qarku më i prekur! 6382 persona aktivë me COVID

5 Dhjetor 2021, 19:48| Përditesimi: 5 Dhjetor 2021, 20:26

  • Share

TIRANË- Kurba e infektimeve në vendin tonë vijon të jetë e qëndrueshme, pa ulje ngritje të theksuara, në një kohë kur Europa është "pushtuar" nga varianti i ri Omicron, për të cilën nuk dihet ende nëse ka mbërritur në Shqipëri. Në buletinin ditor, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë konfirmuar 328 raste të reja si edhe 1 person ka humbur jetën. Viktima është nga një qytetare nga Fieri 55 vjeçe,  teksa Tirana, vijon të jetë qarku më i prekur ky nga 328 raste të reja sot, 115  janë regjistruar në kryeqytet.

"Janë kryer 1796 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 328 qytetarë, në këto bashki: 115 në Tiranë, 26 në Durrës, 24 në Vlorë, nga 17 qytetarë në Lushnje, Fier, 14 në Berat, 9 në Elbasan, nga 8 qytetarë në Sarandë, Shkodër, nga 6 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Skrapar, Mallakastër, Krujë, Kukës, nga 4 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Shijak, Kuçovë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, Mat, Kamëz, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Tepelenë, Korçë, Dimal, Peqin, nga 1 qytetar në Patos, Vorë, Mirditë, Has.  Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Fieri 55 vjeçe", thuhet në njoftim. 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar, teksa në total janë 6382 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët që të vaksinohen si e vetmja mënyrë për t'u mbrojtur nga ky virus.

"Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.  Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë", përfundon njoftimi.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?