34 vjet e njëjta gjë dhe asgjë e re!

12 Korrik, 07:15| Përditesimi: 12 Korrik, 07:16

  • Share

- Të njëjtët

- Me të njëjtat premtime

- Me të njëjtat diskutime

- Ndonjëherë gjejnë disa personazhe jashtë korit, por përfitues të vetëm janë po atë të korit 34 vjeçar

- Përballë të njëjtës godinë

- Me egon e vetme për pushtet

- Shtiren sikur s'kanë qeverisur asnjëherë

- Citojnë rilandasit e vetë  janë modeli tipik haxhiqamilist si simbolikë shtetërore dhe modeli politik.

Muzika vazhdon e për fat të keq ky është tranzicioni i vetëm shqiptar që nuk po mbaron kurrë!

Teksa i shikoj përsëri këta që flasin në emër të demokracisë ndjej një keqardhje të madhe për vendin tim, për njerëzit e mi që kanë zgjedhur ose kanë mbetur të jetojnë në Shqipëri!

Këta pasanik që flasin për të varfërit!

Këta që kanë shtëpi e vila e flasin për shqiptarët që nuk paguajnë dot as qiranë!

Këta që flasin për largimin e shqiptarëve e vetë po i shkollojne fëmijët e tyre në universitet më të mira e të shtrenjta të Perëndimit!

Këta që flasin për rrogat e shqiptarëve dhe vetë kanë pensione prej deputetësh, rrogë deputeti e privilegje të tjera e të tjera!

Këta që flasin për papunësinë e shqiptarëve e kanë 30 vjet që nuk ju ka thënë njeri punë e mbarë!

Këta flasin për sipërmarrësit dhe janë pjesë e çdo sipërmarrje!

Këta flasin si njerëz të oborrit, të mbyllur në kështjellë për njerëzit e thjeshtë që kanë mbetur jashtë mureve e tentojnë të mbijetojnë me dinjitet e kur nuk ja dalin, me zhgënjim, por prapë me dinjitet zgjedhin të braktisin familjet e të marrin rruget e emigrimit!

Më vjen keq për Shqipërinë që ka akoma këta dhe unë s'jam dakord aspak se Shqipëria i meriton këta! Megjithatë jam plotësisht dakord se nuk janë ata për të cilën duhet të krenohet Shqipëria!

Këtyre duhet t'u hiqet e drejta të flasin në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve! Këta as veten e tyre nuk e përfaqësojnë më dhe jo të na përfaqësojnë neve!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqip: 13/07/2024 11:09

    Po fol ti ne emer te shwiptareve. Keni te drejte, se ky popull fle gjumin 100 vjecar. Ne 1990 nuk u permbys asgje. Ata ishin ata jane dhe sot.

    Përgjigju
  • Indrit Puka: 13/07/2024 08:43

    Shkrim i përsosur.

    Përgjigju
  • Pena: 12/07/2024 12:42

    Populli te ngrihet te rrethoj pallatin Ku rri kjo familje mafioze qe financion ligesine dhe mashtrimin ne Shqiperi, ti nxjerre ne rruge keta rrugece dhe hajdute, ndryshe keshtu do te hiqemi zvarre!! Franca dhe Italia na Ka dhene shembull per kete gje.

    Përgjigju
  • Qobani: 12/07/2024 09:14

    Asgja nuk po ndodhë rastsishtë,a e meritojnë vendorët të fuqizohen katastrofat natyrore ?

    Përgjigju
  • Dia Spora: 12/07/2024 08:30

    Problemi është se këta duhej të ishin shpallur nongrata 34 vjet më parë. Të gjithë e mbajnë mend se 34 vjet më parë këta mbështeteshin si'euroatlantikë' si Basha sot. Nongrata ishte shpallur populli, 34 vjet popull Nongrata.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?