35 vjet më parë/ Vdekja e Enver Hoxhës, në dy dimensione, kohore dhe hapësinore

11 Prill 2020, 15:52| Përditesimi: 11 Prill 2020, 15:57

  • Share

Meqenëse jam mësuar të punoj me kalendar historik, pa dashur të politizoj asgjë, po sjell në vëmendje thjesht si kuriozitet historik, dy materiale që na vijnë nga kohë të ndryshme, njëri nga bota perëndimore dhe tjetri nga ajo ish-lindore.

I pari është një artikull i botuar në një gazetë socialdemokrate holandeze me rastin e vdekjes së diktatorit shqiptar, botuar më 12 prill 1985 dhe tjetri i takon një libri në gjuhën çeke, botuar në Pragë vitin 1951, ku shihet qartë edhe biografia e Enver Hoxhës, i renditur ndër komunistët më me emër të kohës në botë (shumë prej të cilëve ishin në pushtet në të ashtuquajturat „Demokraci Popullore“ ) përkrah Stalinit, Mao Ce Dunit, Wilhelm Pieck-ut (komunist gjermanolindor), por edhe liderit të komunistëve grekë, Zahariadhis, si dhe kreut të komunistëve francezë, Torez Morice dhe Palmiro Togliatit, ish-lideri i komunisteve italianë.

Të dyja materialet vijnë nga kohë të ndryshme, por edhe këndvështrime të ndryshme, duke e trajtuar Hoxhën në rastin e parë, në gazetën holandeze si „Stalinisti i fundit në Europë“ dhe në tjetrin si „udhëheqës i madh komunist“ e duke iu përmbajtur kësisoj modelit të CV-së zyrtare të tij, ku s‘do mund të gjeje asnjë gjë ndryshe nga ajo që propaganda zyrtare në Shqipëri e paraqiste atë.

Më vonë edhe ish-lindorët (madje edhe persona që gjendeshin në një listë me të si stalinistë të zellshëm) dhe shtypi i tyre në unison, do ta akuzonin atë për „stalinist“, ndërsa disa të tjerë do shfaqeshin më të rezervuar ( rasti i Koresë së Veriut) dhe thjesht do njihnin një periudhë të gjatë ftohje, pa e akuzuar hapur.

Sidoqoftë, duhet thënë se shumë elementë të CV-së së tij ishin të panjohura edhe për vetë mediat perëndimore dhe ata në shumicën e rasteve nuk thelloheshin të gërmonin në guvat e së djeshmes së diktatorit shqiptar.

Gjithashtu, në një tjetër material, po në mediat holandeze, i kushtohet në pak radhë vëmendje edhe refuzimit që lidershipi koumunist i Tiranës i bënte ngushëllimeve zyrtare që vinin nga Moska për ish-liderin komunist shqiptar./ tema

Vdekja e Enver Hoxhës, në dy dimensione
//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?