37 artistë ekspozojnë në muze, Giammarco Puntelli: Vetmia i përket çdo artisti të vërtetë (FOTO+VIDEO)

24 Tetor 2019, 15:59| Përditesimi: 24 Tetor 2019, 16:06

  • Share

Engjëlli vrojton botën edhe është mes njerëzve. Është në formë e në një gjendje vetmie. Një projekt arti që mban titullin e mistershëm  të “Vetmisë së engjëllit” (La solitudine dell’Angelo) bën bashkë 37 artistë shqiptarë edhe të italianë për të ekspozuar këto ditë 70 vepra në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita e kuruar nga kritiku i njohur italian Giammarco Puntelli vjen si një hulumtim i temës së vetmisë përmes një shqyrtimi origjinal edhe të ndërlikuar, shpirtëror, surreal, por edhe si një pikëvështrim tregimtar, që është i pabotuar nëpërmjet filozofisë edhe ekzistencës. Sipas kuratorit, ekspozita sjell kumtimin e artistit, mbi botën, që hyn në dialog me njerëzit.

“Vetmia i përket çdo artisti të vërtetë. Vetmia ishte e qartë tek Van Goh, në kërkim të një realiteti të vërtetë që ka kaluar kufijtë e marrëzisë së vetmisë. Vetmia ishte në shpirtin e Monet, që vendosi të jetonte i vetmuar në Giverny për të kërkuar thelbin e përfytyrimit. Tek Modigliani dhe Soutine, vetmia ishte dënimi për hulumtimin që mundohej të mbante ekuilibër trupin edhe shpirtin”, shprehet Giammarco Puntelli, kurator i ekspozitës.

Veprat e artistëve, si Blerta Xhomo, Giampaolo Talani, Serafino Valla, Fabio Cicuto, Alessandro Trani, Aldo Claudio Medorini, Mafalda Marian, Daniela Rebuzzi, Ivana Vio, Federica Gianfranchi, Stefania Tazzini, Nicolò F. Riçiardi, Annalisa Bonafini, Natascia Marinelli, por edhe të tjerë janë përzgjedhur për të qenë pjesë e këtij projekti

“Këta artistë bashkëkohorë hyjnë në vetmi për të gjetur esencën e kërkimit të tyre. Vetmia e Engjëllit është një ekspozitë komplekse mbi një temë që zbulon thellësinë e shpirtit të atij që bën art. Ekspozita do të zhvillohet në tre kohë, në Asizi do të tejkalojë asketizmin e kujt zbulon vetminë buzëqeshjen e Zotit, në Berlin do të takojë qiellin e populluar nga ënjtjet e Ëenders që bëjnë të flasë vetminë e tyre me vetminë e njerëzve në kujtimin e një muri, që më shumë ishte në mendjen e njerëzve sesa në gjeografinë e qytetit, ndërsa në Tiranë vjen për të takuar historinë e një populli, që ka prodhuar art për kërkime në shpirt. “Vetmia e engjëllit”, një aktivitet për të kuptuar gjendjen shpirtërore të engjëjve, duke qenë artistë në izolimin e një prezantimi që lind nga shpirti”, shprehet autori edhe kritiku i artit Giammarco Puntelli.

Ekspozita vjen një mundësi, për të krijuar një urë kulturore dhe institucionale midis Italisë dhe Shqipërisë në fushën e artit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Muzeun Historik Kombëtar deri më 03 nëntor 2019.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?