Shqipëria u vizitua nga 974 mijë turistë në maj, Kumbaro: Rrisim vëmendjen me afrimin e pikut të sezonit

7 Qershor, 12:54| Përditesimi: 7 Qershor, 13:11

  • Share

Rreth 974 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit maji 2024, duke e çuar në më shumë se 3.3 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse në pesë muajt e parë të vitit në vendin tonë.

Ministrja Mirela Kumbaro, bëri sot publike shifrat duke theksuar se me afrimin e pikut të sezonit turistik bregdetar shtohet përgjegjësia institucionale dhe vëmendja për të prezantuar më të mirën e ofertës turistike shqiptare nën sloganin “Albania All Senses”.

“38% më shumë turistë të huaj se një vit më parë na vizituan gjatë muajit maj duke e çuar në 3.3 milionë numrin e turistëve që kemi pritur këta pesë muaj e ndërsa piku i sezonit turistik bregdetar afrohet, forcojmë gjithë vëmendjen institucionale dhe shpirtin e mikpritjes për të prezantuar më të mirën e #AlbaniaAllSenses”, shprehet ministrja Kumbaro.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Kumbaro është duke vijuar turin e inspektimeve në bashkitë bregdetare me qëllim monitorimin për përmbushjen dhe respektimin e standardeve, të pastërtisë, hapësirave publike dhe sigurisë në turizëm.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?