Foto ilustruese

Kronikë

39 raste të reja me COVID dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit! Sot mbi 11 mijë vaksinime anti-COVID! (664.452 në total)

15 Maj 2021, 16:44| Përditesimi: 15 Maj 2021, 21:01

  • Share

TIRANË- Situata 24 orëshe e koronavirusit vijon të tregojë shifra më të ulëta të infeksioneve dhe të fataliteteve. 39 të konfirmuar pozitivë me COVID dhe 2 qytetarë kanë ndërruar jetë është bilanci i kësaj të shtune, ndërsa drejt përmirësimit paraqitet gjendja edhe me shtrimet në spitalet COVUID ku rezultojnë 83 pacientë për trajtim mjekësor dhe 7 prej tyre që janë në terapi intensive. Dy viktimat janë nga Shkodra dhe Gjirokastra, përkatësisht 74 dhe 90 vjec.

"Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3400 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 39 qytetarë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 74-90 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve", njofton Ministria.

Mbetet i lartë ndërkohë numri i testimeve të kryera gjatë orëve të fundit, 3400 e ndërsa në numër të kënaqshëm janë edhe shifrat për të shëruarit ku rezultojnë se e kanë fituar betejën e tyre me COVID, 976 qytetarë.

" Në 24 orët e fundit janë shëruar 976 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 123,081 që nga fillimi i epidemisë", thuhet në deklaratë.

Statistika (15 Maj 2021) 
Raste të reja ditore         39
Të shëruar në 24 orë      976
Të shtruar në spitale      83
Humbje jete në 24 orë   2
Testime ditore                3,400  

Testime totale            674,895
Raste pozitive             131,978
Raste të shëruara        123,081
Raste Aktive                  6,468
Humbje jete                  2,429 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë         5032
Shkodër       250
Fier               160
Korçë            209
Gjirokastër   197
Durrës          106
Vlorë             143
Elbasan        113
Lezhë           102
Berat             77
Kukës           42
Dibër           37

Ora 20:58
Sot mbi 11 mijë vaksinime anti-COVID! Mbi 660 mijë vaksinime në total që nga fillimi i pandemisë

Ditën e sotme janë kryer  11.121 vaksinime. Referuar shifrave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i këtij procesi në vendin tonë, janë kryer 664.452 vaksinime në total, teksa objektivi i qeverisë është që të arrihet në 1 mln shqiptarë të vaksinuar brenda qershorit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?