Pamje nga vendi i ngjarjes

Kosova & Rajoni

 4 të vdekur në një aksident rrugor në Kosovë, mes tyre edhe një 12-vjeçare

6 Qershor 2021, 18:03| Përditesimi: 6 Qershor 2021, 18:06

  • Share

KOSOVË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Ferizaj, ku si pasojë 4 persona kanë humbur jetën. Në mesin e viktimave është edhe një 12 vjeçare.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe drejtoresha e Qendrës mjekësore në Ferizaj, Nadire Ymeri, e cila ka thënë se përveç 4 viktimave, në gjendje të rëndë ndodhet edhe 1 vajzë e cila është nisur për mjekim të specializuar në Prishtinë.  

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa Policia dhe Prokurori i Shtetit ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të saj. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?