Lifestyle

4 ushqimet më të këqija dhe 4 ushqimet më të mira përpara gjumit

21 Nëntor 2021, 22:40| Përditesimi: 21 Nëntor 2021, 22:43

  • Share

Një ndër rregullat kryesore për një gjumë cilësor është kujdesi me ushqyerjen e tepërt. Ekspertët thonë se ngrënia përpara gjumit jo domosdoshmërisht luan rol në shtimin në peshë.

Megjithatë sipas tyre, ushqyerja në orët e vona prish gjumin. Nuk duhet të hani ushqim të paktën 2-3 orë përpara fjetjes. Ky rekomandim bazohet në faktin se stomaku i një personi normal kërkon të paktën 2-3 orë për të shpërbërë ushqimin.

Nëse njeriu shtrihet për të fjetur pa mbaruar këtë proces nuk do të bëjë një gjumë të qetë. Për më tepër, stomaku do të nxitojë për të transferuar çdo mbetje të patretur ushqimore në zorrë që do të pengojë përthithjen e ushqyesve dhe tretjen e mirë. Tretja e vonuar jo domosdoshmërisht mund t’ju zgjojë natën, por njeriu do të zgjohet të nesërmen i lodhur. Ekspertët shpjegojnë se ngrënia e një sasie të vogël ushqimi përpara gjumit është e pranueshme.

Lexoni më poshtë të listuara nga AgroWeb.org , ushqimet që nuk duhen konsumuar kurrësesi përpara se të shtriheni për të fjetur si dhe ushqimet më të mira për gjumin.

Ushqimet që nuk duhen ngrënë përpara gjumit:

Çokollata  

Çokollata mund të jetë një burim i fshehur i kafeinës.

Mjafton pak kafeinë që procesi i çlirimit të hormoneve të gjumit të ndërpritet dhe fjetja bëhet problematike.

Ushqimet me yndyrë

Qumështi, kosi, avokado, akullorja, gjalpi dhe arrorët nuk duhen konsumuar përpara gjumit.

Djathi është më i keqi nga të gjithë, thonë ekspertët, sipas të cilëve ky produkt bulmeti ju lë pa gjumë.

Ushqimet me aciditet të lartë

Ushqimet pikante ose ato me bazë salcë domateje siç është pica duhen shmangur plotësisht përpara gjumit.

Ato jo vetëm shkaktojnë urth por edhe ju lënë pa gjumë.

Alkoli

Alkoli mund t’ju përgjumë, por sërish do të jeni të pafjetur.

Alkoli prish fazën REM të gjumit dhe falë tij do të rrotulloheni syhapur në shtrat.

Ushqimet që mund të hahen përpara gjumit:

Bananja

Banania përbëhet nga karbohidrate që treten shpejt.

Ajo është burim i mirë i magnezit që qetëson hormonin e stresit dhe lehtëson gjumin.

Drithërat e plota

Karbohidratet që konsumohen një deri në dy orë përpara gjumit nxisin çlirimin e serotoninës, melatoninës dhe disa transmetuesve nervorë që promovojnë gjumin.

Biskotat me drithëra të plota, buka ose kokoshkat janë alternativa të mira gjumë-sjellëse.

Kujdes me sasinë.

Veza

Veza përmban proteinë dhe tretet shumë shpejt. Gjithsesi mos hani shumë vonë.

Nëse hani vezë përpara gjumit skuqeni atë me pak yndyrë mundësisht vaj ulliri, dhe mund të flini rehat.

Veza e zier tretet me më vështirësi.

Kivi

Sipas studimeve, ngrënia e kivit përpara gjumit e përmirëson cilësinë e tij.

Ai përmban antioksidantë dhe serotoninë që sjell gjumin më shpejt./AgroWeb.org

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?