Pas 40 vitesh në arsim, mësuesja e ciklit fillor Miriam Hasani, në shkollën “Xheladin Fishta” është surprizuar këtë 7 Mars nga drejtues të arsimit në Shkodër.
‘Po vlerësojmë kontributin që ke dhënë për gjithë këto vite’- u shprehën drejtuesit e arsimit.
Mësuese Miriami rrëfen se në 40 vite pune, brezat kanë ndryshuar shumë.
‘Kanë ndryshuar brezat. Kushtet janë përmirësuar kemi punuar dhe në kushte të vështira, por gjithsesi fëmijët janë sot shumë të përkushtuar.’- tha ajo.
Nga ana tjetër tregon se nxënësit nuk e kanë harruar asnjëherë.
'Jam mësuese pothuajse 40 vjet kam dhënë kontributin tim, këto 40 vite dhe kam shumë kënaqësi kur fëmijët më respektojnë, prindërit e tyre gjithashtu njëkohësisht ndjej edhe emocion.’- u shpreh ajo.
7 Marsi, dita e mësuesit, është një moment i veçantë për ata që kultivojnë dije, përgatisin breza të tërë, por edhe për nxënësit është një ditë nderimi dhe respekti. Drejtoria Arsimore në Shkodër ka nderuar mësuesen me 40 vite eksperience me certifikatë mirënjohje.