Pamje nga vendi i ngjarjes

41-vjeçari ekzekutohet në sy të gruas dhe fëmijës, 5 plumba i morën jetën në Athinë, ja pistat e hetimit

2 Janar 2022, 08:32| Përditesimi: 2 Janar 2022, 08:34

  • Share

Një 41-vjeçar me origjinë nga Gjeorgjia është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në sy të bashkëshortes dhe fëmijës së tij të mitur. Ngjarja ndodhi në Athinë në rrugën ‘Taxiarchon 31’ në Moschato.

Sipas medias greke protothema.gr, 41-vjeçari po kthehej në shtëpi bashkë me familjen kur është ekzekutuar me armë zjarri. Dyshohet se autori ka qenë vetëm një person i veshur me të zeza dhe pasi ka qëlluar 4-5 herë drejt 41-vjeçarit është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje por sipas informacioneve paraprake dyshohet se ekzekutimi ka ndodhur për larje hesapesh. Një javë më parë viktimës i kishin vjedhur edhe makinën tip ‘Smart’ nga garazhi i pallatit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?