Siç ia do sëra, ish kryeministri e dha sihariqin nga një sallë lluksi prej ku, më shumë i lodhur se sa entusiazt, kumtoi: ”Sot kemi sjellë 4200 firma nga..!”. Mbi tavolinë qëndronin pirgje formularësh si të ishin nishanet e deshve që bëhen kurban për bajram. Pirgjet e formularëve u mbuluan me tis misteri: janë në besën e ish kryetarit! Ky thesar misteresh, nuk e di me çfarë masash sigurie, u transferua për tu ndryrë në kasafortën sekrete të foltores.
Për transparencën ndaj opinionit nuk kërkohen të dhëna koefidenciale, por thjesht të publikohen vetëm: emër mbiemër dhe funksioni në parti; pa treguar as firmën e tyre. Kjo listë mund të jetë sekrete vetëm nëse brenda sajë “flenë” njerëz të punëve sekrete. Nuk ka vend për përralla koefidencialiteti. Mbase ështe reminishence e ish kryetarit, i cili kujton kohën kur nga zyrat e ish Partisë së Punës ka dalë me xhepat e mufatur nga listat! Si traditë, mentaliteti zotërues në PD është i tillë që ushqehet me mistere, ka një linjë të menduari e të vepruari të trashëguar prej 2000 lekshave të cilët punonin nën rrogoz. Shpesh herë veprimtaritë e individëve i gjykojnë nga këndvështrime konspirative. Këtë ish kryetari e di fort mirë dhe kryen veprime që konsumohen me ëndje nga një pjesë e antarësisë së PD. Në ato pirgje janë për së shumti mbështetës të ish kryetarit të cilët janë të gatshëm, me hir apo me pahir, të therorizohen për të. Por Pirgjet e formularëve misteriozë, të ndryrë në kasafortë, janë edhe gozhda e Nastradinit.
Nëpëmjet fantazmës së formularëve do të ushtrohet presion për të mbledhur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të PD; me forma nga më të ndryshmet: demostrata para selisë, bllokim të drejtuesve aktualë për të hyrë në seli, shantazhe ndaj antarëve të forumeve, në antarësinë e thjeshtë etj.. Këta formularë janë garancia e foltoristëve për të ndërmarrë veprime konkrete në organizimin e kuvendit duke përjashtuar strukturat legale statutore që ka PD. Ata, të cilët ende nuk janë shfaqur në publik, jo vetëm se kanë caktuar datën por do të shpallin komisionin e organizimit të kuvendit, do të caktojnë rendin e ditës, do të propozojnë e zgjedhin organet drejtuese të veprimtarisë, do të heqin harxhet; ndoshta do të paguajnë edhe kusuret. Po kush do të jetë ky moment i fundit? Alternative e parë është që trenit të lodhur të foltoreve ti mbarojë karburanti pa e mbritur finishin e 11 dhjetorit.
Përpara falimentitimit të lëvizjes organizatorët do të kujdesen që ti fshijnë disa gjurmë siç janë edhe listat në pirgjet e formularëve. (Kjo është edhe një arsye, mbase edhe kryesorja, përse formularët nuk depozitohen ne protokollin e PD!) Alternativa e dytë është që përmes një kuvend jo legjitimor, ashtu siç deklaroi ish kryetari, në datën 12 dhjetor PD të gdhihet e rilindur! Atëherë nga pirgjet misteriozë do të mbijnë forcat speciale që do të tërheqin zvarrë drejtuesit aktualë të PD ose në rastin më të mirë nuk do ti lenë të hyjnë brenda territorit të ish SHQUP-it. PD nuk pranon figura të reja!..Ky do të jetë momenti i fillimit të trazirave që, nga brenda PD, do të tentohet ti shtrijnë më gjerë.
Këtë alternativë nuk e favorizon asgjë, shanset që të arrihet në një destabilizim janë zero. Do të triumfojë alternativa e parë. Treni i foltores do të ndalojë ne pikën e turpit. Në këtë rast pirgjet misterioze do ti shërbejnë vetpastrimit të PD. Që të ndodhë kështu drejtuesit e aktualë të PD nuk duhet të presin që gështenjat nga zjarri t’iua nxjerrin të tjerët. Duhet që edhe ata ti luajnë mëndjen, këmbët dhe duart!
Bravo z Bello.Sa here e kisha menduar qe mbiemri juaj e kishte ndihmuar ne njefate menyre Vilma Bellon per te arritur aty ku eshte.Zoti e ndeshkon servilizmin .
PërgjigjuÇudi e madhe! Ju gjurmoni ku dhe kush jane ne mbiemrin ecartikull shkruesit, ne vend te thoni gje per ato qe trajtohen. Duket se edhe te djeg ngaqe po merre me familijaret e tij. Tamam ajo godit artikulli. Mentalitet fuksi, gjurmim dhe germim..