43 vjet në burg për një krim që se kreu kurrë, gruaja në SHBA lirohet nga qelia në moshën 64-vjeçare

21 Korrik, 10:04| Përditesimi: 21 Korrik, 10:11

  • Share

Një grua e cila bëri 43 vjet burg për një vrasje që nuk e kishte kryer kurrë është liruar nga burgu në SHBA. Sandra Hemme ishte 20 vjeçe kur u shpall fajtore për vrasjen me thikë të punonjëses së librarisë Patricia Jeschke, nga St Joseph, Missouri, në Nëntor të 1980-s. Hemme u dënua me burgim të përjetshëm.

Një rivlerësim i dosjes në ngarkim të saj, doli në përfundimin se nuk kishte pasur prova që e lidhnin atë me krimin, përveç rrëfimit që kishte dhënë në efektin e qetësuesve të shumtë në një spital psikiatrik. Sot 64 vjeçe, ajo besohet të jetë gruaja që ka vuajtur dënimin më të gjatë të padrejtë në historinë e SHBA.

Sandra Hemme (majtas) del nga burgu pas 43 vitesh

Ekipi i saj ligjor nga Innocence Project u shpreh mirënjohës që Hemme u ribashkua më në fund me familjen dhe tha se do të vijojë të luftojë për të pastruar emrin e saj. Teksa nuk është më në burg, çështja ndaj saj është ende në rishikim.

Vendimi i parë prej 118 faqesh për rrëzimin e dënimit me burgim të përjetshëm u dha më 14 qershor. Gjyqtari Ryan Horsman tha se avokatët e 64-vjeçares kishin prova të qarta për pafajësinë e saj, përfshirë prova që nuk ishin vënë në dispozicion në mbrojtjes së saj në kohën kur u dënua.

"Kjo gjykatë konstaton se tërësia e provave mbështet një konstatim të pafajësisë aktuale," përfundoi gjyqtari Horsman.

Nga rishikimi i dosjes rezultoi se policia lokale kishte injoruar provat që të çonin drejtpërdrejt tek një prej oficerëve, Michael Holman, i cili përfundoi më vonë në burg për një tjetër krim dhe vdiq në 2015-n. Furgoni i Holman ishte parë në zonë ditën e vrasjes, alibia e tij nuk mund të konfirmohej dhe ai kishte përdorur kartën e kreditit të Patricia Jeschke pasi pretendoi se e kishte gjetur në plehra. 

Po ashtu, në shtëpinë e Holman u gjetën një palë vëthë floriri, të cilat u identifikuan nga babai i Jeschke, si të sajat. Asnjë prej këtyre provave nuk iu bënë të ditura në atë kohë palës mbrojtëse të Hemme. Ajo u mor në pyetje disa herë nga policia, ndërkohë që ishte nën efektin e ilaçeve antipsikotike dhe të një qetësuesi të fortë, pasi u shtrua pa dëshirën e saj në spital psikiatrik. Hemme kishte marrë herë pas here trajtim psikiatrik që kur ishte 12 vjeç.

Ajo nuk ishte plotësisht e vetëdijshme për atë që po ndodhte, thuhej në dokumentet e gjykatës, mezi e mbante kokën drejtë dhe kishte dhimbje, një efekt anësor i ilaçeve. Në rishikimin e dosjes nga gjyqtari Horsman vihej në dukje se nuk kishte asnjë provë mjeko-ligjore që ta lidhte gruan me vrasjen. Ajo nuk kishte asnjë motiv dhe nuk kishte dëshmitarë që e lidhnin atë me krimin.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Roland: 21/07/2024 12:17

    70% e popullise ne USA mendojn se sistemi gjyqsor esht i korruptuar.

    Përgjigju
  • DYRDYL KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 21/07/2024 12:14

    O ti qē komenton me pseudonimin keq nē tē gjith Botēn bēhen gabime. Por tani drejtēsia Amerikane do paguaj miljona Dollar pēr ktē fatkeqe. Kurse ktu te vēndi jon tē vrasin e stē pagu njeri se ska drejtēsi po ka padrejtēsi.

    Përgjigju
    • Manushaqe: 21/07/2024 21:34

      Shume gjynah .shume turp.Amerika vendi i drejtave te njeriut.U deshen 44 vite qe te mori pafajsine.Gjithe rinia i iku ne burg..

    • kuriozi: 21/07/2024 21:32

      ne usa NUK paguhen lek nga shteti , kur del i pafajsem.

  • Keq keq: 21/07/2024 11:31

    Bukur edhe ne amerik drejtesia qenka per te qare me lot, ku te mbyten shqiptaret pastaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?