47 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën nga virusi.
Rastet e reja me COVID kanë dalë nga 625 testime që janë kryer. Të shëruar rezultuan 176 persona, ndërsa që prej fillimit të pandemisë në vend janë regjistruar 326.319 raste shërimi nga COVID.
Aktualisht në Shqipëri janë 678 qytetarë aktivë me COVID-19, 5 prej të cilëve po marrin trajtim në spital.
Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, i cili kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.
Statistika (23 shtator 2022)
Raste të reja ditore 47
Të shëruar në 24 orë 176
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 625
Testime totale 1,977,680
Raste pozitive 330,762
Raste të shëruara 326,495
Raste Aktive 678
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 327
Shkodër 69
Elbasan 70
Fier 56
Vlorë 43
Durrës 35
Lezhë 21
Dibër 19
Berat 14
Korçë 13
Gjirokastër 11
Kukës 0