Kanë filluar në Pogradec “5 Ditët e UNESCO-s”, që përfshin një shumëllojshmëri aktivitetesh të ndryshme sportive, promovuese dhe edukuese.
Ky cikël aktivitetesh vjen në kuadër të 5 Korrikut 2019, ditës së pranimit të pjesës Shqiptare të Liqenit të Ohrit në UNESCO dhe synon të afrojë turistët dhe të rinjtë me monumentet e kulturës, natyrore si dhe të promovojnë zonat historike të rrethinave të Pogradecit.
“Kalendari i 5 ditëve të UNESCO, ka një grup aktivitetesh, të cilat synojnë të promovojnë, afrojnë dhe promovojnë të gjitha pikat e rëndësishme historike dhe natyrore, të cilat përfshihen në zonën e mbrojtur nga UNESCO. Dita e parë nisi me një guidë në zonën e mbrojtur nga UNECSO, dhe në zonën që quhet buferike”, tha drejtoresha e muzeut të Pogradecit.
Dita e parë e aktiviteteve nisi me një Guidë në Bazilikën Paleokristiane të Linit dhe hiking në këtë gadishull ku u bashkuan shumë të rinj e turistë.
“Ditët e tjera janë hiking në Tushemisht-Peshkëpi. Kemi sportet ujore që janë me datë 7-8 dhe 9. Vetëm dy muajt e fundit janë rreth 2 mijë turistë të huaj që janë Gjerman, Spanjoll, Francezë, madje dhe nga Uruguai. Vetëm këtu ku jemi”, tha drejtori i turizmit në bashkinë e Pogradecit.
Pjesë e trashëgimisë botërore në UNESCO-s në Pogradec janë dhe Bazilika e Linit, Varrezat Monumentale Ilire të Selcës si dhe Ura e Golikut.