Ekstradimi bosit të drogës ‘ndez' Gjykatën e Lartë

12 Nëntor 2019, 10:54| Përditesimi: 12 Nëntor 2019, 15:59

  • Share

Për herë të dytë Gjykata e Lartë është mbledhur me urgjencë me gjyqtarët e deleguar nga KLGJ për të mos shkaktuar konflikt juridik me partnerët në çështjet e ekstradimit mes tyre dhe të kërkuarit nga Italia njohur si bosi i drogës Alket Hatiaj.

Vetë Hatiaj disa kohë më parë ka kundërshtuar ekstradimin me argumentin se në Itali ka shlyer çdo dënim.

Sipas listës së siguruar nga ReportTv janë këto 5 çështje që do të shqyrtohen nëse lejohet apo jo ekstradimi për Skënder Driza i kërkuar nga Kosova, Elis Çoku, kërkuar nga vendet e BE-s, Aleksandër Nikoli, kërkuar nga vendet e BE-së, si dhe Mikel Hoxha njohur si Ermal Mehmeti dhe Alket Hatija të kërkuar nga Italia.

Për Çokun, Nikollin dhe Hoxhën është lejuar ekstradimi ndërsa për Hatinë dhe Mehmetin vendimi do të shpallet më 22 nëntor.

Në të pesta çështjet relator është gjyqtari i vetëm i gjykatës së lartë Ardin Dvorani ndërsa gjyqtarët e deleguar marrin pjesë në formimin e kuorumit për Kolegjet Penale.

Ndërsa ende Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka përfunduar procesin e përzgjedhjes së gjyqtarëve të cilët do të zëvendësojnë 18 vakancat në Gjykatën e Lartë për ta çuar në numrin ligjor prej 19 anëtarësh.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?