Sport

'5 golat mesazh për Poloninë', fitorja kundër San Marinos rrit optimizmin në kombëtare! Tifozët: Kombëtarja super, shpresojmë të shkojmë në Botëror

9 Shtator 2021, 10:10| Përditesimi: 9 Shtator 2021, 11:00

  • Share

Fitorja e Kombëtares me shifrat e thella 5-0 kundër San Marinos ka rritur edhe më shumë optimizmin te kuqezinjtë. Hysaj thotë se këto shifra nuk ishin rastësore, ndërsa sipas Armando Dukës pakkush besonte që kjo kombëtare do të renditej e dyta pas 6 ndeshjeve të para në grupin kualifikues.

Elseid Hysaj, futbollist i Kombëtares: “Jemi shumë të lumtur sepse me të vërtetë u donte fitorja, por edhe golat të ishin sa më shumë për golavarazh. Ashtu siç bëri edhe Polonia me San Marinon.”

Armando Duka, president i FSHF-së: “Nuk ishte rezultat I papritur. Ishte rezultat që e mendonim edhe para ndeshjes, por gjithsesi nëse nuk impenjohesh maksimalisht bën edhe hapa fals. Pak kanë besuar që ne mund të jemi pretendet për t’u kualifikuar, por beteja e madhe është transferuar në muaj tetor kur të tre skuadrat të përballen me njëra-tjetërn.”

5 golat mbi të tjera kanë kënaqur më së shumti tifozët që ishin në stadium. Ata i kanë përjetuar me shumë kënaqësi 90 minutat në ‘Elbasan Arena’, ndërsa shpresojnë që kuqezinjtë të kualifikohen në Botëror.

Tifozi 1: “Prisja të shënonim një gol, por dolën edhe katër të tjerë. Kam ardhur me familjen nga Shkodra për të parë ndeshjen.”

Tifozi 2: “Kombëtarja ishte super, super, super. E prisnim që të fitonte në këtë mënyrë.”

Tifozi 3: “U kënaqëm pa masë pavarësisht se e prisnim këtë fitore. Në fund shpresoj që të kapim vendin e dytë.”

Kombëtarja renditet në vendin e dytë në grupin kualifikues të Botërorit me 12 pikë, 1 më shumë se Polonia. Këta të fundit barazuan 1-1 në minutën e 92 kundër Anglisë, duke marrë një pikë shumë të rëndësishme që mund të rëndojë jo pak në kurriz të Shqipërisë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?