“5 maji” kthehet në gërmadhë, banorët: Na vranë kujtimet

23 Shkurt 2022, 18:15| Përditesimi: 23 Shkurt 2022, 18:20

  • Share

Report Tv shkoi sot në lagjen '5 Maji' në Tiranë, pikërisht te shtëpia e Genc Gjinit e cila tashmë është një gërmadhë. Kanë mbetur vetëm rrënojat, pasi shtëpia e tij u shemb një ditë më parë. Ndërsa mbi rrënoja dhe dyshekun e nënës së tij Lizës, 78 vjeç që ka jetuar mbi 26 vite në këtë shtëpi e cila tanimë është shkatë rruar.

Teksa shkel mbi gërmadhat e banesës së tij, Genci tregon se mbrëmja e djeshme ka qenë më e trishta dhe e pashpresa.

“Kemi bërë atë që mundëm dje. Çfarë të të them unë, më keq se me t’u shemb shtëpia. Këtu kam krijuar familjen, këtu kam rritur fëmijët. Natë po them kam kaluar se s’kam fjet gjumë. Duhet të më kishte sjell një psikolog për fëmijët. Mua s’më ka pyet ai,asgjë nuk dua nga ai. Unë kam punë kush ndërton këtu.”- u shpreh Genc Gjini.

Banesa e tij ishte një objekt 2 katësh në proces legalizimi. Kujtimet e 26 viteve iu shembën para syve, dhe gjithçka ai ka tanimë në memorie, janë momentet e përplasjes me policinë.

Pamja që të shfaqet para syve, ngjan me një fushë-betejë pas lufte... Shembja e banesave në 5 Maji po bëhet në kuadër të procesit të zhvillimit të zonës, për banorët e së cilës, Bashkia e Tiranës ka premtuar kompensim në masën 100%.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/02/2022 00:15

    Juve ju vrane kujtimet,kurse pronareve te vertete,diten qe pane gardhin dhe shtepite tuaja te ngrihen padrejtesisht ne tokat e tyre humben jo vetem kujtimet,por dhe shpresen per t'i rimarre.

    Përgjigju
  • Tirane: 23/02/2022 23:36

    Ajo toke ka pronare e duhet te kthehet te I zoti I tokes. Por ne shqiperi hajduti vjedh hajdutin e tash 1 mije vjet prish e nderto e hala te pazanun vend kemi mbete.

    Përgjigju
  • Gripi: 23/02/2022 20:56

    Kujtimet e Ana Frankut te shkruara nga zaptuesit.

    Përgjigju
  • Termeti: 23/02/2022 20:28

    Ju qe jeni datlindja 1991 mund t'ju jene shuajtur kujtimet,por baballareve tuaj duhet ti kujtohen bisedat qe kane bere me njeri tjetrin kur kane zaptuar tokat dhe fabrikat. Prandaj kerkoini llogari prinderve tuaj.

    Përgjigju
  • Eva: 23/02/2022 18:59

    Kujtimet e Gencit u shemben dhe mbeten vetem te policia, po kujtimet e pronarit te tokes ku mbeten?Eshte nje rrugetim nje pjese e jetes se Gencit ashtu sic u largua ne femijerine e tij nga vendlindja, ashtu po kthennje kapitull te ri ne jeten e familjes se tij, duke u strehuar falas edhe pse i ka rrembyer pronen shtetit apo dikujt tjeter. Ky nuk eshte problem social, ato kane qene ne dijeni qe ne kohen kur ka qene kryetar bashkie z. Rama qe aty kishte plan madhor rindertimi per zhvillimin e kryeqytetit. Perzgjodhi me vullnet te lire dhe te plote qe te bej mish per top per force politike dhe te ngrinte vilen akoma me larte.

    Përgjigju
  • BENI: 23/02/2022 18:45

    S'KA me toke e xanun,,,shkoni nga keni ardhur shpellare....

    Përgjigju
  • Toni: 23/02/2022 18:39

    Kujtimet në tokë të xanun,po pronari i vërtet çfar kujtime ka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?