5 mësuesë te ‘Emin Duraku’ me COVID, 29 në karantinë/ Prindërit: Të shqetësuar jemi, por më mirë mësimi në shkollë (VIDEO)

16 Tetor 2020, 16:57| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 17:22

  • Share

TIRANË- Numri i mësuesve me COVID-19 dhe që aktualisht të gjithë në karantinë, është i lartë tek “Emin Duraku”. Por oborri i shkollës është i populluar me prindër e nxënës si cdo ditë tjetër.

5 mësues dhe 3 punonjës kanë rezultuar pozitiv për covid-19 në shkollën 9-vjecare “Emin Duraku” në kryeqytet ndërkohë 29 mësues janë në karantinë dhe gjatë ditës së djeshme i janë nënshtruar tamponit. Pavarësisht këtyre rasteve të infektimit, mësimi në shkollë vijon normalisht dhe 29 mësuesit e karantinuar janë zëvëndësuar.

Në këtë shkollë, studiojnë rreth 1400 nxënës. Më parë një pjesë e godinës u prek nga tërmeti i 26 nëntorit. Por këto infektime kanë ngritur shqetësime tek prindërit të cilët cdo ditë sjellin fëmijët në këtë shkollë.

"Mbrëmë e morëm vesh nga televizioni se nuk e dinim".

Nuk ju kanë informuar drejtuesit e  shkollës?

-Jo fare, edhe kur i pyesnim na thonin jo nuk ka gjë, ka qenë një “Emin Duraku” në Fier na thanë.

-Po tani frika është, një cik me kujdes. Po do i sjellim se pa shkollë nuk i lejmë dot.

-Po frika është por mesa kemi parë masat janë marrë. Po ato që janë infektuar janë zëvëndësuar mesa di unë.

-Tani një farë shqetësimi e kemi.

-Mund të kemi shqetësim por nuk e di na ruajt Zoti.

-Sëmundja qarkullon, cfarë të bëjmë tani, këto janë kushtet.

Më mirë në shkollë apo mësim online?

-Më mirë të vazhdojë shkolla”-u shprehën disa prindër.

Nga ana tjetër Ministria e Arsimit po trajnon 17 mijë mësues për platformën online të mësimdhënies në rast se do të kemi infektime në masë dhe përkeqësim të situatës. Më datë 23 tetor përfundon trajnimi i plotë i mësuesve.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?