5 mijë refugjatë janë futur në 3 muaj në vendin tonë, Nano urdhër Drejtorive të Policisë në jug dhe juglindje: Kontrolloni kufijtë

23 Dhjetor 2021, 15:52| Përditesimi: 23 Dhjetor 2021, 16:07

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka shpërndarë një urdhër të prerë për drejtoritë vendore ne jug dhe juglindje të vendit, në lidhje me emigrantët e paligjshëm që vijnë nga vendet e treta dhe zgjedhin vendin tonë si tranzit për të depërtuar në shtetet e Bashkimit Evropian. Kryepolici Nano, në tërheqjen e vëmendjes dërguar në drejtoritë Korçë dhe Gjirokastër ka kërkuar angazhim maksimal në kontrollin e kufirit dhe pikasje së të gjitha rasteve të tentativës nga këta klandestinë për kalim të kufirit.

Në vetëm tre muajt e fundit, në kontrollet e kryera në kufij dhe brenda territorit të vendit janë kapur rreth 5 mijë klandestinë, në tentativë për të kaluar. Krahasuar me një vit më parë, burime nga policia bëjnë me dije se shifrat e kapjes së klandestinëve janë thuajse të njëjta, por me një ulje tepër të vogël gjatë 2021-shit. Pjesë e operacioneve të policisë ka qenë edhe pikasja e qytetarëve shqiptarë që kanë përfituar nga situata e vështirë e klandestinëve të Lindjes së Mesme, të cilët kundrejt pagesës janë ndihmuar për të kaluar kufirin. Në operacionin “Perimetri” kanë rënë në pranga dhjetëra shqiptarë që kanë tentuar të ndihmojnë klandestinët kundrejt shumave që fillojnë nga 300 dhe 500 euro. Kryesisht, pjesa më e madhe e tentativave ka qenë përmes pikës kufitare të Morinës në Kukës.

Territori i vendit tonë, për shkak të pozicionit strategjik, është përdorur në vitet e fundit nga emigrantë që vijnë vendet e lindjes së mesme, kryesisht nga Siria, Iraku apo Egjipti dhe zona të tjera që nuk kanë konflikte lufte, por qëllimi i largimit të tyre është ai ekonomik.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/12/2021 02:53

    Po FRONTEX gjalle eshte ??

    Përgjigju
  • Lala: 23/12/2021 17:00

    Prandaj ka pas ekzistuar policia kufitare.e to gledit si oficer karrierre duhet ta mbash mend kete structure.ringrije pak nga e para

    Përgjigju
  • Xxx: 23/12/2021 16:19

    Tani u kujtove kur emigrantet bllokohen nga furgone neper qytete dhe nuk bllokoheshin ne kufi se keshtu korruptohen dhe policet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?