5 mln euro për sportin në shkolla, Duka takohet me Kushin: Në 2022 mund të kemi një ligj për sponsorizimin

11 Janar 2022, 14:32| Përditesimi: 11 Janar 2022, 14:36

  • Share

Masivizimi i sportit nëpërmjet shkollave nuk është më vetëm një dëshirë, por një program kombëtar që do mbështet me 5 milionë euro financim. Ministria e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi tregoi detajet në një takim të mbajtur me drejtuesit e bashkive, të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe drejtuesit e arsimit ku pjesmarrës ishte edhe kryeministri Rama.

“Për herë të parë, qeveria shqiptare ka akorduar një fond 5 milionë euro për masivizimin e sportit në shkolla dhe në universitete. Për krijimin e ekipeve sportive, për organizimin e kampionateve në nivel shkolle, universiteti, bashkie, qarku dhe kombëtar. Do të jetë KOKSH, i cili me ekspertizën, me eksperiencën, me impaktin që ka në të gjithë lëvizjen sportive shqiptare do të organizojë dhe do të bashkërendojë të gjithë punën dhe të gjithë aktorët që do të jenë në këtë projekt. Duke filluar që nga shkollat, universitetet, bashkitë dhe federatat sportive,”- përfundoi ministrja Kushi.

Më herët në ambientet e Ministrisë së Arsimit Evis Kushi priti drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit për një nga çështjet më shqetësuese siç është Ligji i Sponsorizimit.

 Armand Duka, president i FSHF-së: “Ministria e priti shumë mirë propozimin tonë. Do ta ndjekim bashkarisht procesin për të patur ndoshta një ligj sponsorizimi në vitin 2022.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?