Shëndeti

5 viktima dhe  207 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit

4 Tetor 2021, 19:03| Përditesimi: 4 Tetor 2021, 19:05

  • Share

Infektimet me COVID-19 kanë shënuar një ulje në vendin tonë , ku në 24 orët e fundit janë shënuar 207 raste të reja dhe 5 humbje jete. Nga 3067 testime të kryera nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 207 qytetarë, në këto bashki: 119 në Tiranë, 13 në Lushnjë, 11 në Durrës, 9 në Fier, 8 në Sarandë, nga 5 raste në Tepelenë, Përmet, Vlorë, 4 në Kamëz, nga 3 raste në Has, Tropojë, Gjirokastër, nga 2 raste në Librazhd, Mallakastër, Kavajë, Vorë, Krujë, Kurbin, nga 1 rast në Kukës, Lezhë, Mirditë, Konispol, Libohovë, Peqin, Gramsh.

Janë 8655 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 pesë qytetarë: 3 qytetarë nga Tirana të moshave 45-74 vjeç, 1 qytetare nga Elbasani 65 vjeçe, 1 qytetar 71 vjeç nga Durrësi.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 185 pacientë, nga të cilët 38 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 498 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160,628 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (04 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 207

Të shëruar në 24 orë 498

Të shtruar në spitale 185

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 3067

Testime totale 1,216,793

Raste pozitive 172,001

Raste të shëruara 160,628

Raste Aktive 8655

Humbje jete 2,718

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë 3847

Durrës 906

Fier 733

Shkodër 654

Vlorë 543

Elbasan 474

Berat 370

Lezhë 335

Gjirokastër 233

Korçë 203

Kukës 185

Dibër 172

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?