Gjykata Administrative e Apelit

Kronikë

5 vjet për të shqyrtuar një çështje civile në Apel, përgjysmohen gjyqtarët! Dy arsyet pse nuk plotësohen vakancat 

21 Tetor 2021, 14:50| Përditesimi: 21 Tetor 2021, 14:57

  • Share

Veprimi i ligjit të Vetingut ka përgjysmuar numrin e gjyqtarëve në nivel apeli, për shkak të dorëheqjeve dhe shkarkimit nga detyra, kryesisht për pasuri të paligjshme dhe lidhje me krimi. Nga 78 gjyqtarë të përcaktuar në organikën e gjashtë gjykatave të apelit, deri në fund të vitit 2020 kanë ushtruar detyrën vetëm 40 gjyqtarë.

Vakancat në Apel, që kanë pasjellë zgjatjen e afatit për shqyrtimin e një çështje civile dhe penale, reflektohen edhe në progres-raportin e fundit të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Në raport thuhet se për të shqyrtuar një çështje në Apel duhen mesatarisht rreth 5 vite.

“Gjykatat e Apelit kanë një numër të madh të çështjeve të trashëguara dhe vende të lira gjyqësore, me vetëm 40 gjyqtarë apeli në detyrë nga 78. Një hartë e re gjyqësore duhet të miratohet dhe zbatohen urgjentisht për rishpërndarjen e gjyqtarëve dhe burimeve brenda gjyqësorit. Kohëzgjatja mesatare për një çështje në nivelin e apelit është 998 ditë për çështjet penale dhe 1742 ditë për çështjet civile. Gjykatat me ngarkesën më të madhe janë Gjykata e Lartë dhe Gjykata Administrative e Apelit. Gjykata e Apelit 15 178 çështje nga të cilat 7463 janë depozituar më shumë se sa dy vite. Gjykata e Lartë ka numrin më të lartë të grumbullimit të çështjeve, 36 288 çështje, nga të cilat 27 843 janë depozituar më shumë se sa dy vite”, thuhet në raport.

Që nga viti 2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nisur procedurat për të plotësimin e 20 vakancave, por procesi ka hasur në vështirësi. Dy janë arsyet se pse vakancat në Apel nuk po plotësohen. Së pari, për disa vende vakante në gjykatat e apelit në rrethe, nuk ka aplikuar askush, çka ka sjellë rihapjen e procedurave në mënyrë të përsëritur.

Pra askush nuk ka shprehur interesin për të punuar si gjyqtar në Apelin e rretheve. Së dyti, kandidatët që kanë aplikuar për Apelin në Tiranë, nuk kanë përfunduar ende procesin e Vetingut.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Opionisti: 21/10/2021 20:26

    Kanditste per gjykata civile kanditste per krime te tenda kanditste gjykata minore kanditste per krime te luftra kanditste per krime te komunisni kanditste per Jezusi kanditstegjykata speciale kanditste gjykatash per vjedhje votash kanditste per gjykata komisjones kanditate per vjedhje energjie kanditate Kunder ilugarke

    Përgjigju
  • Qepa: 21/10/2021 18:55

    Ta gezoni reformen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?