Shtëpia e të Moshuarve në Tiranë

50 ditë pa parë familjet prej izolimit, një pjesë e stafit të Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë rikthehet në shtëpi (FOTO)

2 Maj 2020, 20:39| Përditesimi: 2 Maj 2020, 20:41

  • Share

Shtëpia e të Moshuarve në Tiranë është përfshirë nga një mori emocionesh distën e sotme, ku një pjesë e stafit ka shkuar pranë familjes së tyre pas 50 ditëve  izolim.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar në faqen e saj të Facebook momente prekëse nga Shtëpia e të Moshuarve në Tiranë.

Punonjësit e këtij institucioni që kujdesen për moshat e treta, prej 50 ditësh qëndruan të izoluar bashkë me ta, ndërkohë që sot iu erdhi dita që të kthehen në shtëpi, pasi stafi do të zëvendësohet me personel tjetër.

Postimi i plotë i Manastirliut:

Pas 50 ditësh të izoluara larg familjeve të tyre, duke u shërbyer me përkushtim të moshuarve të vetmuar, ndërrimi i ekipit të kujdestareve dhe të gjithë punonjësve të Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë, ka qenë një moment emocionues Mbrojmë shëndetin e gjyshërve. Krenare për sakrificën e ekipeve tona në qendrat e kujdesit social", ka shkruar ministrja.

50 ditë pa parë familjet prej izolimit, një pjesë e stafit të Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë rikthehet në shtëpi
5/12
Komento

Komente

  • Ali: 02/05/2020 20:50

    Nje bravo e madhe per punen e pekushtuar te stafit dhe strategjine e mencur te izolimit edhe te pesonelit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?