Ahmet Ceni dhe spitali Infektiv

Shëndeti

6872 pacientë aktivë me COVID në të gjithë vendin! Sot 501 raste të reja dhe 6 viktima! Virusi i merr jetën ish-zv.ministrit

12 Tetor 2021, 18:19| Përditesimi: 12 Tetor 2021, 19:57

  • Share

TIRANË- Kjo e martë ka shënuar rritje të rasteve të reja me COVID, por fatmirësisht një ulje numrit të viktimave. 501 qytetarë pozitiv me COVID dhe 6 viktima është bilanci gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, e ndërsa Tirana vijon të jetë qarku me më shumë raste aktive, ku vetëm sot janë regjistruar 218 qytetarë pozitivë, për t'u ndjekur më pas në Shkodra, Fieri, Ebasani, Kruja dhe Vlora. Ky bilanc ka ardhur si rezultat i 3042 testimeve. Në total, janë 6,872 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

"Janë kryer 3042 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 501 qytetarë, në këto bashki: 218 qytetarë në Tiranë, 27 në Shkodër, Fier, 20 në Elbasan, 17 në Krujë, 15 në Kamëz, Vlorë, 14 në Durrës, 13 në Lushnje, 10 Sarandë, 9 në Kukës, 8 në Korçë, 7 në Patos, 6 në Tropojë, Vorë, Kuçovë, 5 në Dimal, 4 në Bulqizë, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Kolonjë, Skrapar, Gramsh, 3 në Vau i Dejës, Lezhë, Kurbin, Dibër, Rroskovec, Mallakastër, Konispol, Tepelenë, Pogradec, Poliçan, Peqin, 2 në Malësi e Madhe, Mirditë, Kavajë, Maliq, Berat, 1 në Pukë, Has, Shijak, Përmet, Këlcyrë, Devoll, Librazhd", njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, 6 viktimat janë regjistruar në 5 qarqe, 2 prej të cilave në Vlorë.

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 6 qytetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra 57 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora nga 63 vjeç,  1 qytetar nga  Kukësi  67 vjeç,  1 qytetar nga Saranda 75 vjeç, 1 qytetar nga Tirana 79 vjeç.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve", thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur se në Spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar, e ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 575 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 166,009 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Tetor 2021) 
Raste të reja ditore        501
Të shëruar në 24 orë      575
Të shtruar në spitale       160
Humbje jete në 24 orë     6
Testime ditore                 3042

Testime totale              1,243,246
Raste pozitive                175,664
Raste të shëruara           166,009
Raste Aktive                     6,872
Humbje jete                     2,783

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë             3015
Durrës             839
Fier                  707
Shkodër         552
Vlorë               325
Elbasan          320
Lezhë              255
Berat               228
Gjirokastër      210
Kukës              156
Korçë             142
Dibër               123

Ora 17:25
COVID-19 i merr jetën profesorit dhe ish-zv.ministrit! Deputetja e Shkodrës: Humbëm një diamant

1634052806_675.jpg

Ahmet Ceni

 COVID-19 ka marrë një tjetër jetë! Bëhet fjalë për Ahmet Cenin, i cili më herët ka mbajtur edhe postin e Zëvendës ministrit të Transportit dhe zëvendës Ministër i Punës dhe i Çështjeve Sociale. Lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë deputetja e Shkodrës, Edona Bilali, e cila shkruan se është larguar nga kjo jetë një diamant.

"Covidi na mori edhe një tjetër diamant. Sot u nda nga jeta Prof. Dr. Ahmet Ceni, një jetë në shërbim publik. U nda nga jeta një nga mentorët e mi. Ngushëllimet e para i shkojnë familjes dhe menjëherë mbrapa kolegëve, që sot u tronditëm dhe nuk e pranojmë dot që profesori nuk do të jetë më mes nesh.  Kur para 10 vitesh kalova asistente e tij në disiplinën e Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Ekonomisë, e vetmja gjë që na lidhte ishte të qënurit nga Shkodra. Prof. Ahmetin studentët e konsideronin strikt por me zemrën e madhe. Për të gjithë ne që e kishim shef, ishte mësues i vlerave akademike dhe parimeve etike të një profesionisti të rrallë. Çdo bisedë me të ishte e shoqëruar me këshilla që veç një prind mund tja japë fëmijës. Vlerat e Prof. Ahmetit do mbeten gjithmonë me mua, ndershmëria, drejtësia dhe mirësia. Janë pikërisht njerëz si prof. Ahmeti, që më bëjnë të besoj se modele pozitive si ai përhapen si oksigjen tek njerëzit që ndërveprojnë me to. Do të jetosh në mendjen e zemrën time sa të jetoj", shkruan Bilali.

Kush është Ahmet Ceni?
Lindur në vitin 1950 në Shkodër. Shkollën tetë vjeçare përfunduar në Shkodër ndërsa shkollën e mesme në Teknikumin Ekonomik “Nako Spiro” në Tiranë. Mbas shkollës së mesme ka kryer shërbimin ushtarak për një periudhë prej dy-vjeçare dhe në vitin 1972 ka filluar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, të cilat i ka përfunduar sipas programit në vitin 1977.

Mbas mbarimit të shkollës nga viti 1997 deri në vitin 1982 ka punuar me detyra të ndryshme funksionale si përgjegjës i degës së financës dhe i planit në ndërmarrje të ndryshme të Shkodrës. Në vitin 1982 dhe deri aktualisht ka punuar kryesisht në Fakultetin e Ekonomisë si pedagog dhe përgjegjës i Departamentit të Organizimit të Punës dhe në vitin 1992 deri 1995 si përgjegjës i departamentit të Menaxhimit.

Në vitin 1998 deri në vitin 2000 ka punuar si Zëvendës Ministër i Transportit dhe nga viti 2001 deri në vitin 2005 si zëvendës Ministër i Punës dhe i Çështjeve Sociale.

Nga viti 2005 dhe deri në momentin aktual është profesor në departamentin e Menaxhimit.

Ka shkruar mbi njëqind artikuj dhe punime me karakter shkencor dhe aplikativ kryesisht në fushën e tregut të punës, të punësimit, të organizimit dhe të menaxhimit. Ishte autor i tre teksteve mësimore që zhvillohen në nivelin Bachelor dhe Master si dhe autor i leksioneve të ciklit të tretë në lëndët ‘Menaxhimi shpërblimit dhe i performancës”.

Autor i disa monografive nga të cilat mund të përmendim “Shqipëria nga Plani në treg”, “Drejtimi dhe Informacioni”, “Analiza e normave dhe normimi i punës drejtuese”, etj. Ishte drejtues i mbi 15 doktoratave dhe punimeve të tjera shkencore.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 12/10/2021 20:17

    O zoterinj vaksinoni femijet mjaft u moret me pelqte

    Përgjigju
    • populli i vertete: 14/10/2021 15:19

      Femijet leri rehat se kane nene e babe e vendosin per ta. Preki po deshe se e sheh mire....

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?