50-vjetori i Bazës Detare të Shëngjinit, ish-oficeri: Të rihapet baza për mbrojtjen e kufijve

25 Mars, 11:52| Përditesimi: 25 Mars, 14:17

  • Share

LEZHË- 50-vjetori e gjen Bazën Ushtarako-Detare të Shëngjinit jashtë funksioni dhe të degraduar. Por oficeret e vjetër që shërbyen gjatë periudhës së komunizimit kërkojnë nga Ministria e Mbrojtjes ta vendosë sërish në funksion për mbrojtjen e kufirit detar.

Kërkesa u artikulua gjatë një aktiviteti përkujtimor që u organizua me rastin e 50-vjetorit të themelimit të bazës detare ushtarake. Sheshit kryesor në Shëngjinit iu vendos emri "Marinari", ndërsa u vendos dhe një bust me të njëjtin emër. I panishëm në aktivitet, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu tha se së shpejti do ndërtohet edhe muzeu.

Baza ushtarake e Shëngjinit që ndodhet pranë portit tregtar prej vitit 1992 është jashtë funksionit, madje vitet e fundit në territorin e saj është ndërtuar një objekt pa leje dhe çështja është ende në proces gjyqësor.

Gjykata e Lartë ka caktuar sekuestro preventive për pasuritë që janë ndërtuar brenda territorit të bazës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?