Foto ilustruese nga Spitali Infektiv

Shëndeti

516 qytetarë të infektuar, 5 humbje jete dhe 597 të shëruar në 24 orët e fundit nga COVID

25 Nëntor 2021, 17:51| Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 19:05

  • Share

TIRANË- 7718 qytetarë aktualisht janë duke kaluar COVID-19, e ndërsa kjo e enjte ka shënuar njhë ulje të rasteve të reja si dhe të viktimave. Sot janë shënuar 5 viktima, 5 më pak se një ditë më parësi edhe 516 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit. Këto shifra kanë ardhur si rezultat i 2,761 testimeve të kryera.

Tirana, është qarku me më shumë raste të reja për t’u ndjekur Fieri, Elbasani dhe Shkodra e ndërsa viktimat janë një qytetar 48 vjeç nga Lushnja, një nga Vlora 58 vjeç, një nga Fieri 64 vjeç,  një nga Tirana 78 vjeç dhe një nga Durrësi 79 vjeç.

Sot është hequr edhe qendra e vaksinimit masiv në sheshin “Skëndërbej” dhe si proces do të vijojë në qendrat shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që të vaksinohen.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, thotë Ministria.

Statistika (25 Nëntor 2021) 
Raste të reja ditore         516
Të shëruar në 24 orë       597
Të shtruar në spitale       157
Humbje jete në 24 orë     5
Testime ditore                 2,761

Testime totale              1,382,679
Raste pozitive                198,292
Raste të shëruara            187,506
Raste Aktive                      7,718
Humbje jete                      3,068

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë          4046
Fier                699
Gjirokastër     577
Shkodër         487
Berat              437
Durrës             384
Elbasan            351
Vlorë                263
Korçë              201
Lezhë              159
Dibër                65
Kukës              49

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?