Ndërtimi i objektit në Sarandë

Kronikë

52-vjeçari në Sarandë 'sfidon' urdhrin e Ramës, ndërton pa leje në truallin e tij, vihet në pranga nga polica

11 Qershor 2021, 16:55| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 17:06

  • Share

Në një kohë kur ka nisur operacioni për të shembur çdo ndërtim pa leje, fillimisht në bregdet, një 52-vjeçar në Sarandë ka sfiduar aksionin e qeverisë, duke ndërtuar një objekt shtesë në truallin e tij.

52 vjeçari Lefter Marku u arrestua në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi po ndërtonte pa leje brenda vijës së verdhë.

Arrestimi i tij u bë pasi u konstatua në lagjen Nr. 2, Ksamil, duke ndërtuar një objekt shtesë në një objekt ekzistues në truallin në pronësi të tij, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Ndërkohë prej të hënës, IKMT po vazhdon operacionin në bregdet, ku deri më tani janë shembur 10 objekte në Velipojë dhe 18 në Ksamil dhe një në Sarandë. Me mjetet e ushtrisë po punohet për pastrimin e inerteve.

Në Sarandë, në total janë parashikuar të prishen 30 objekte, të cilat nuk kanë përfituar nga procesi i legalizimit. Në lagjen Kodër, në Sarandë pritet të shembet një godinë 4 katëshe, po ashtu dhe një hotel në zonën e Manastirit, në Ksamil. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes është, në pritje të fadromave të mëdha, për të ekzekutuar vendimin për këto dy subjekte.

Mbrojtja e Territorit dhe zbatimi rigoroz i Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme, nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore, është vendosur si prioritet absolut nga Qeveria, madje duke e konsideruar si të njëjtë me luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit për Policinë e Shtetit. Ky ishte mesazhi dhe angazhimi madhor i Qeverisë shqiptare që është shpalosur që prej 14 majit nga Qeveria shqiptare në një aktivitet të posaçëm.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Geri: 11/06/2021 22:57

    Ka qene me siguri ndonje nga keta maloket e Ksamilit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?