Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi dhe faksimile të raporteve

Politikë

61 survejuesit e PD, LSI dhe PS në terren, ja çfarë raportojnë në KQZ për sjelljen e partive dhe kandidatëve në fushatë, asnjë rast blerje votash

20 Prill 2021, 17:59| Përditesimi: 20 Prill 2021, 19:01

  • Share

Gjashtë muaj para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zgjedhur dhe paguan 61 persona të trajnuar, për monitorimin e sjelljeve të partive kryesore politike para dhe gjatë fushatës elektorale si dhe për konstatimin e shkeljeve. 16 monitorues janë angazhuar në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër nëpër rrethe, sipas numrit të zgjedhësve. Në fokus të monitorimit janë Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe LSI-ja. 61 monitoruesit kanë hartuar nga një raport të ndërmjetëm, me konstatimet gjatë vëzhgimit të PD-PS-LSI deri në mes të muajit mars 2021. Nga 61 raportet paraprake të monitorimit, shumica janë pozitive dhe pa asnjë shkelje të konstatuar, por në disa raste nuk mungojnë problematika modeste dhe shënime të çuditshme.

Asnjë nga survejuesit nuk raporton në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve raste të ofrimit nga partitë politike apo nga kandidatët të parave, vendeve të punës apo favoreve të tjera zgjedhësve në këmbim të votës në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Gjithashtu, në raportet paraprake nuk raportohen shkelje të tjera të Kodin Zgjedhor apo vepra penale qoftë edhe të pretenduara. Në raporte pasqyrohen detaje mbi vendndodhjen e zyrave elektorale, kontratat e qirasë, posterat, takimet, materialet brenda zyrave, numri i personave brenda tyre, mesazhet elektorale, lëvizjen e kandidatëve, vizitat e tyre në familje të ndryshme etj. Survejuesit ndjekin dhe raportojnë detaje edhe rrjetet sociale të kandidatëve, ndjekësit e postimeve të tyre, shpërndarësit mesazheve politike etj.

Sa i takon problematikave, monitoruesja Rezarta Gozhita, që mbulon Bashkinë e Gjirokastrës, Libohovës dhe Dropurllit shkruan në dokumentin e raportimit se “Gjatë monitorimit të subjektit zgjedhor PS kam hasur në disa vështirësi. Ashtu si funksionova me subjektet zgjedhore të sipërpërmendura ashtu bëra edhe me këtë subjekt zgjedhor. Nuk arrita dot të kontaktoj një person që do më jepte një përgjigje. U lidha si fillim me Koordinatorin e Qendrës i cili më udhëzoi për tek sekretarja e zyrave qendrore. Shkova në zyra nuk e gjeta, e telefonova dhe me thotë gjithë këtë që kërkon mund të ma dërgosh me SMS në ËhatsApp! Asnjë rezultat. Shkoj sërisht te zyra qendrore dhe me thotë kam urdhër, nuk të ndihmoj dot me informacionin që do... Duhet që edhe ne të qartësohemi në disa pika sepse ky ishte një 10 ditësh pak i vështire të paktën për mua, nuk e di për monitoruesit e tjerë pasi është një eksperiencë e re dhe me shumë sfida. Shpresoj të kem bërë më të mirën e mundshme. Jam në pritje të vlerësimit të raportit si dhe të trajnimit të ditës së nesërme që është shume i nevojshëm...”.

Monitoruara Anxhela Zojaku, e cila mbulon 6 lagje në Durrës, raporton se nuk ka mundur të marrë e qirasë së objektit ku ndodhej zyra elektorale, pasi ajo vetë nuk kishte mjet identifikimi me vete! “Lagjja 7 kishte tre zyra elektorale (PD, PS, LSI), të cilat aktivitetet e tyre i fillonin rreth orës 17.00. Gjatë monitorimit kontaktova me pronarin z. Hili Bala të objektit, i cili ishte marr me qira nga subjekti zgjedhor i Partisë Socialiste. Z. Hili Bala i kërkova të më vinte në dispozicion kontratën e qirasë, i cili nuk më vuri në dispozicion asnjë lloj dokumenti dhe informacion tjetër sepse nuk isha e pajisur me asnjë mjet identifikimi”, thotë ajo.

Një tjetër monitoruese në Durrës, Silvana Basha, raporton pretendimin e një medie, sipas të cilët PS po u bën presion punonjësve të administratës. Ky shënim është i çuditshëm, pasi është jashtë kompetencës dhe detyrës së survejuesit. Ndërsa, monitoruesi Erjon Xhakollari, që mbulon disa zona të Elbasanit, pasqyron në raport përplasjen politike për selinë e FRD. Raporti përfundimtar i monitoruesve, ku do të përfshihet periudha deri në 25 prill 2021, do të jetë më i rëndësishëm dhe mund të ndikojë në vlerësimin e zgjedhjeve në tërësi.

Raporti i S.B

Raporti i N.D

Raporti i E.Xh

Raporti i A.Pu

Raporti i R.M

Raporti i A.Z

Survejusit që paguhen nga KQZ për monitorimin e partive

-Qarku Tiranë

1. Ergys Xibinaku

2. Arban Muça

3. Florjan Çuni

4. Isilda Kumurija

5. Leonard Bardhi

6. Merita Curo

7. Gladiola Koka

8. Ditjon Murati

9. Ina Bufi

10. Grid Tahiraj

11. Klajdi Pulaj

12. Klajv Tenolli

13. Joana Draçi

14. Barsela (Hyso) Goga

15. Igners Sojati

16. Brikena Koçi

-Qarku Durrës

1. Andrea Pula

2. Silvana Basha

3. Joana Lelo

4. Andi Nushi

5. Anxhela Zojaku

6. Nensi Dragoti

7. Rovena Mullaj

-Qarku Elbasan

1. Erjon Xhakollari

2. Geis Bega Naço

3. Milirjan Horanlliu

4. Robert Hasa

5. Keneda Dushku

6. Bleona Topi

-Qarku Korçë

1. Odise Kotka

2. Arjela Sanço

3. Genci Nisi

4. Denajda Dushku

5. Mishel Ninga

- Qarku Shkodër

1. Ermir Spahija

2. Megi Dukeli

3. Oltjon Çoba

4. Besmir Murati

5. Paulin Peci

Qarku Fier

1. Ilirjan Elezi

2. Dafina Tafa

3. Armand Kallaji

4. Anis Tahiraj

5. Anastas Pjetri

6. Gleni Bego

7. Arta Duka

-Qarku Vlorë

1. Entela Çipa

2. Artil Çela

3. Margarita Veizaj

4. Nevada Veizaj

5. Nertila Bregaj

6. Albana Cika

Qarku Dibër

1. Ismail Lleshi

2. Glantuela Abazi

3. Rubina Osmanaj

Qarku Lezhë

1. Sebastiano Gjetja

2. Sajmira Selmani

3. Elejd Hafizi

-Qarku Kukës

Ridjon Nezaj

- Qarku Gjirokastër

1. Gëzim Shehu

2. Rezarta Gozhita

-Qarku Berat

1. Renato Kapllani

2. Shkëlqim Çela

3. Ervana Protoduari

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?