Spitali Infektiv

Shëndeti

Shifra të frikshme/ Sot 12 humbje jete nga COVID-i dhe 616 raste të reja! 16 pacientë të shtruar në gjendje të rëndë

19 Tetor 2021, 16:41| Përditesimi: 19 Tetor 2021, 17:04

  • Share

TIRANË- Kjo e marrë ka sjellë një rritje të frikshme të numrit të viktimave nga COVID-19 në vendin tonë, gjatë 24 orwt të fundit. 12 persona kanë humbur sot betejën me këtë virus, një shifër kjo shumë e lartë që nuk ishte regjistruar prej ditësh. Ndërkohë mbeten në nivele të larta edhe numri i të infektuarve, ku sot si rezultat i 3713 testimeve, kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 616 qytetarë.

6 nga 12 viktimat janë regjistruar në Tiranë.

“6 qytetarë nga Tirana të moshave 67-88 vjeç, një qytetare nga Librazhdi 61 vjeçe, një qytetar nga Pogradeci 66 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Fieri 72 vjeç, një qytetar nga Durrësi 88 vjeç, një qytetar nga Korça 88 vjeç”, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, situata paraqitet e stabilizuar në spitale, ku aktualisht janë të shtruar 148 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar e ndërsa në total janë 6289 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Statistika (19 Tetor 2021) 
Raste të reja ditore        616
Të shëruar në 24 orë      589
Të shtruar në spitale       148
Humbje jete në 24 orë    12
Testime ditore                3713 

Testime totale              1,265,601
Raste pozitive                178,804
Raste të shëruara            169,674
Raste Aktive                     6289
Humbje jete                      2,841 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve

Tiranë            3076
Fier                 710
Durrës            706
Shkodër         489
Elbasan          236
Berat              212
Lezhë             187
Gjirokastër      174
Kukës             162
Korçë              145
Vlorë               126
Dibër               66

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbër: 19/10/2021 20:12

    Duhet kuptuar një gjë, të gjitha vaksinat kineze dhe ruse kan qenë të mbushura 80% me ujë si në Shqipëri e njashtu edhe në serbi pa asnjë efekt! Në serbi vdesin për qdo ditë nga 80-1001 persona e në Shqipëri e dim të gjithë së sa humbje jete kemi, kjo është e papranueshme...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?