Ekonomi

69 km e gjatë, me 6 tunele dhe 4 ura! Ndërtimi i Rrugës së Arbrit kushton 40.3 miliardë lekë, nga 4 orë Tiranë-Peshkopi do të përshkohet në rreth 2 orë

29 Nëntor 2021, 14:29| Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 15:55

  • Share

Ndërtimi i 69 kilometrave, i 6 tuneleve dhe i 4 urave që janë pjesë e projektit të Rrugës së Arbrit në finale kushtojnë 40.3 miliardë lekë (337,232,943 euro), ndërsa kostoja e supervizimit do të jetë535.1 milionë lekë.

Aktualisht 48 kilometra janë bërë të kalueshme, ndërsa zyrtarisht punimet mbyllen në pranverën e vitit që vjen. Pjesë e këtij projekti janë edhe dy nga urat më të larta në Ballkan, Ura Fshat 158 metra e lartë dhe ura e Vashës 152 metra e gjatë.

Ky projekt që erdhi si ofertë e pakërkuar e që po ndërtohet nga kompania “Gjoka Konstruksion”, financohet nga buxheti i shtetit. Punimet për këtë projekt kanë nisur në vitin 2019, ndërkohë që kohëzgjatja e koncesionit është 13 vite.

Pagesat buxhetore për projektin "Rruga e Arbrit" të kryera nga Ministria e Financave deri në fund ishin në vlerën e 6,599 miliardë lekëve, ndërsa për këtë vit janë parashikuar pagesa në vlerën e 3,375 miliardë lekëve dhe për vitin që vjen në 3 miliardë lekë. Konkretisht në relacionin e projektbuxhetit 2022 thuhet se për periudhën 2021-2024 do të paguhen nga buxheti i shtetit 9.695 miliardë lekë.

Ndërkohë deri në fund të 2020 ishte realizuar 65% e volumit të punimeve me vlerë investimi  26.5 miliardë lekë, dhe problemet më të mëdha ishin konstatuar në Tunelin e Murrizit, ku ecuria e punimeve është tepër e ngadaltë për shkak të rrëshqitjeve argjilore.

Përfundimi i këtij investimi shkurton distancën mes Tiranës dhe Peshkopisë nga 4 orë në rreth 2 orë. Por me përfundimin e tunelit të Murrizit, dhe shmangien e baypass-it provizor të ndërtuar prej 8.8 kilometrash pranë tunelit, distanca do të shkurtohet edhe më tepër.

Të dhëna nga Ministria e Infrastrukturës

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dibra: 29/11/2021 17:28

    Rruga nuk eshte e kalueshme Pse beni reklame kot, kushedi kur mbaron rruga Dhe fillon levizja e lire, Tashi eshte thjeshte mediatike per ato qe se kane idene...

    Përgjigju
  • Taku: 29/11/2021 15:50

    Kjo rruge ka qene ide e dekada viteve. Kur i erdhi radha per tu ndertuar, Rama zgjodhi ne menyre interesante"oferte e pakerkuar". Mgjs qeveria i kishte gati projektet dhe fondet apo dhe financimet,si psh kompania me e madhe ne bote,pra Kina, jo or jo. Leket tek Gjoket dhe Doshet. Besuam se Saliu qe me i peshtiri per perurime veprash. Por u gabuam. Kemi neokomunistin anadollak Rama eshte me keq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?