7 arsye pse 'kthimi vizave' nuk do të funksionojë!

16 Prill 2019, 20:11| Përditesimi: 16 Prill 2019, 20:13

  • Share

Parlamenti holandez votoi me shumicë votash rikthimin e vizave me Shqipërinë për shkak të kriminalitetit të rritur shqiptar….!!!

1. Kriminelët në asnjë rast dhe rrethanë nuk kanë vuajtur për viza. Nëse vizat do të pengonin krimin atëherë në Britaninë e Madhe, me të cilën vizat janë në fuqi, krimi shqiptar do të ishte zhdukur.

2.Ata që merren me krime të rëndomta apo të sofistikuara- nuk do të kenë kurrë nevojë për viza se kanë letra- me bashkëshorte të vendeve anëtare të BE-së.

3.Krimi shqiptar ka qenë aktiv në Hollande edhe para liberalizimit të vizave.

4. Ndoshta një pjesë e deputetëve hollandezë nuk e dinë se vendimi tyre është nul pa ratifikim nga Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian.

5. Hollanda mund të bllokojë shqiptarët pa viza vetëm në aeroport me fluturime direkt nga Shqipëria ose tranzit nga një aerport jo Schengen, por nuk mund të bëjë asgjë për shqiptarët që udhëtojnë tranzit nga një aeroport Shengen apo në rrugë tokësore nga Gjermani ose Belkgjika.

6. Propozimi për rikthimin e vizave mund të prodhojë tituj gazetash dhe ndoshta ndonjë votë më shumë në zgjedhjet e ardhshme, por jo zgjidhje të problemit.

7. Shkurt ky votim pritet të ketë efekt vetëm për Hollandën dhe votuesit hollandez!

Lajmi keq: Por ky vendim parathotë jo për hapjen e negociatave. Eshtë në "dorë" të parlamentit hollandez "po" ose "jo" për negociatat. Në këtë aspekt qeveria është vetëm zëdhënës i legjislativit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?