Fatmir Mediu

Opinion

7 pyetje që SPAK duhet t'i bëjë Fatmir Mediut për Gërdecin nga 42 takime dhe 4 telefonata me Shkëlzen Berishën tek lëvizjet për mbulimin e biznesit të vdekjes

5 Nëntor 2021, 16:01| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 16:05

  • Share

Nëse Fatmir Mediu do t'u përgjigjet këtyre 7 pyetjeve, unë nuk do shkruaj kurrë më për rolin e tij në Gërdec. Kurrë! Janë pyetje të thjeshta, por vendimtare, të cilat duhet t'ja bëjë SPAK për të shkuar tek koka e Gërdecit. 

-Ç'punë kishte Shkëlzen Berisha 42 herë në zyrën tuaj si ministër i Mbrojtjes para dhe pas urdhrit tuaj për ngritjen e fabrikës së demontimit të municioeve në Gërdec?

-Pse i telefonuat pikërisht Shkëlzen Berishës menjëherë pas shpërthimit në Gërdec dhe çfarë biseduat me të?

-Çfarë të shtyu që të ushtronit presion në mbledhjen e qeverisë së 17 shkurtit 2007 për ngritjen e biznesit të vdekjes, deri kur Berisha ju autorizoi të urdhëronit ngritjen e fabrikës?

-Pse shkuat i alarmuar në Ambasadën Amerikane duke u ankuar, kur gazetari amerikan ju pyeti ju në zyrë për aferën në Gërdec para shpërthimit dhe pse injoruat alarmin zyrtar të ushtarakëve për veprimet e rrezikshme që po kryheshin në Gërdec me urdhrin tuaj? 

-Pse nuk zhvilluat një garë normale për procesin e demontimit, por diktove kompanitë e lidhura me Shkëlzenin? 

-Nëse paskërke dashur të gjykohesh, pse i lejove avokatët e tu, të cilët në 9 shtator 2009, përmes një memoje i kërkuan Gjykatës së Lartë të mbyllte dosjen pa të gjykuar, pasi ishe veshur me imunitet? Apo avokatët e tu vepruan kundër vullnetit dhe interesit tuaj?! 

-Me çfarë parash e shkolluat vajzën në Teksas të SHBA, ku vetëm taksa ishte 40 mijë USD në vit, ndërkohë që paga juaj vjetore nuk mbulon as gjysmën e shumës?

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besi: 06/11/2021 05:02

    Edhe ca pytje te tjera, zoti Tiku. Perse prokurori i fundit ne PP zvarriti dosjen dhe dogji afatet? Perse Edi Rama mbeshteti Berishen te nesermen e shperrhimit? Perse kunati i Mediut dhe mbrojtesi ne hije i tij, ishte dhe eshte si Fanti spathi ne duart e Rames?

    Përgjigju
  • GrSal: 05/11/2021 17:22

    Ju befte dita 1000 z. Doci. Goditini kermat se po e ndjejne qe po ju vjen fundi. Pena juaj ka me shume force se shantazhet e berishes me shoke. Ju uroj shendet!

    Përgjigju
    • Bureto: 05/11/2021 20:37

      Deri më sot ka munguar vulneti dhe jo provat për të ndëshkuar fajtorët e vërtetë wë shkaktuan tragjedinë e Gërdecit. SPAK ka msl me fskte për t'ia nxjerrë fun din çështjes. I dhallah hapja e procesit të Mediut është jë ogur i mirë që të shtrohen jo vetëm këto 7 pyetje që ngre Adriatiku, por sa e sa të tjera. Le të besojmë se këtë herë drejtësia që kemi pritur do bëjë drejtësi që shpirtërat e viktimave të asaj tragjedie dhe të familiarëve të tyre më në fund, pas 23 viteve, të gjejnë prehje.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?