Real Madrid duke festuar një nga golat kundër Romës

7 skuadra ne 1/8 e Champions League, Real Madrid 'pushton' Romën

28 Nëntor 2018, 10:03| Përditesimi: 28 Nëntor 2018, 10:19

  • Share

Real Madrid, Juventus, Bayern Mynih, Manchester City, Manchester United, Roma dhe Ajax janë 7 skuadrat që siguruan mbrëmjen e djeshme kalimin në 1/8 e Champions League. Kampionët në fuqi Real Madrid dinë si të fitojnë në Europë. Los Blancos pushtuan Romën duke mundur 2-0 verdhekuqtë me golat e Bale dhe Lucas Vasquez në pjesën e dytë. Reali kalon si i pari i grupit. Më tej avancon edhe Roma ndërsa Viktoria Plzen bën goditjen e madhe duke fituar 2-1 në Moskë ndaj CSKA-së.

Bayernit të Mynihut në ndeshjen e fundit në grupin E ndaj Ajax i mjafton një barazim për t'u kualifikuar si i pari. Mbrëmë bavarezët bënë goleadë ndaj Benficas duke e mundur 5-1. Nga dy gola shënuan Robben dhe Lewandovski ndërsa rrjetën e tundi edhe Ribery. Me 13 pikë e kryeson grupin skuadra e Kovaç. Ajax fitoi 2-0 në Athinë ndaj AEK dhe rikthehet pas 13 vitesh në fazën me eliminim direkt. Benfica zbret në Europa League.

Me golin e Mario Mandzukiç pas pasimit të Ronaldos Juventusi mundi 1-0 Valencian në Torino. Bardhezinjtë mbajnë kryesimin e grupit H me 12 pikë. Më tej ka kaluar edhe United që fitoi 1-0 ndaj Young Boys. Golin e kualifikimit e shënoi Fellaini në fund.

City mori një pikë me vështirësi ndaj Lyon por që mjaftoi për të kaluar në 1/8 e Champions. Në Francë, Lyon kaloi dy herë në avantazh ndaj Cityt me Cornet por dy herë u arrit nga Laporte dhe Aguero. Me 10 pikë City kalon më tej ndërsa Shakhtar do luajë shansin në ndeshjen e fundit pasi fitoi në Gjermani 3-2 ndaj Hoffenheim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?