71 spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit tentuan të bëheshin pjesë e drejtësisë së re, policisë e ministrive! Kanë depërtuar vetëm në Kuvend, deputetë përjashtuan veten nga verifikimi

11 Maj 2022, 13:58| Përditesimi: 11 Maj 2022, 18:25

  • Share

71 kandidatë për deputetë dhe kryetarë bashkie, kandidatë për funksione të rëndësishme dhe zyrtarë që kanë aplikuar për rritje në detyrë, kanë rezultuar me dosje si bashkëpunëtorë të ish Sigurimit të Shtetit, punonjës të ish Sigurimit dhe anëtarë të strukturave gjykuese në proceset politike të regjimit komunist. Nga viti 2017 deri në fund të vitit 2021, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, i njohur ndryshme si Komisioni i Dosjeve, ka verifikuar 2.189 kandidatë përpara zgjedhjes, emërimit dhe ngritjes në detyrë, nga të cilët

2.118 kanë rezultuar të pastër dhe 71 të lidhur me ish Sigurimin e Shtetit.

Të dhënat reflektohen në raportin veprimtarisë së Komisionit për Hapjen e Dosjes për vitin 2021, ku ka bërë një bilanc edhe të punës 5-vjeçare. Nga 71 personat e identifikuar si të lidhur me ish Sigurimin e Shtetit, 13 tentuan të bëheshin pjesë e kupolës së drejtësisë, konkretisht në SPAK, BKH, KLP, KED, KLGJ, ILD, Prokurori etj. Ndërkaq, 6 persona me dosje në ish Sigurimin e Shtetit kanë aplikuar dhe garuar për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

Sa i takon Kuvendit, deputetët e kanë përjashtuar veten me ligj nga verifikimit. Për deputetët verifikimi është me vullnet të lirë. Për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 vetëm 161 kandidatë nga katër parti politike  kanë paraqitur kërkesën për verifikim. Nga verifikimi, 5 kandidatë kanë rezultuar me lidhje me ish Sigurimin e Shtetit. Komisioni i Dosjeve nuk jep informacion nëse këto 5 kandidatë janë zgjedhur apo jo deputetë, por fakti që vetëm 161 kandidatë kanë kërkuar të verifikohen, nga 1841 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 2021, gjasat janë që në Kuvendit aktual të ketë spiunë dhe anëtarë të ish Sigurimit të Shtetit.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrane: 27/07/2022 07:53

    Përderisa kuvendi bën ligje ku deputetët përjashtohen nga verifikimet e të qenit informator, Shqipërinë vijon t'a sundojë Sigurimi i Shtetit!

    Përgjigju
  • Viçidoli: 11/05/2022 15:05

    Ok.në të përgjithshme e asaj çka thuhet më lart,por publiku nuk ka nevojë për numra e përqindje,nëse objekti i kësaj pune është:shkulja nga rrënjët e së keqes që e ka zënë për gryke këtë popull at'here të gjithë këta të njollosur me damkën e spiunit apo b.puntorit të ish sig. të shtetit në diktaturë kanë emër,atsi,mëmësi,mbiemër lexojani popullit këta emra,ndryshe kësaj i thonë ku ishe asgjëkundi,çfar bëre hiç gjë,spiunët nuk u bënë,deputetë apo ministra,gjyqtarë,prokurorë e të tjera,por kryetarë partie bëhen,rasti konkret është penicilina dhe këta nuk janë e keqe e vogël,bëjnë politikën e shtetit, udhëheqin mazhorancën apo opozitën dhe populli nga që nuk i di me emër,mbiemër manipulohet e ju shkon mbrapa,çkusur ka populli,institucionet a janë për popullin atëhere të flasin për popullin me emër e mbiemër që populli e Shqipëria të shpëtojë nga shushunjat e së kaluarës diktatoriale,që ish b.puntorët e sig apo sekretarët e PPSH të mos i shiten këtij populli si ajka e demokracisë.

    Përgjigju
  • Emigrant: 11/05/2022 14:55

    Ca ndryshimi ka nje spiun i sigurimit me nje spiun te udb apo asfalis greke e cias per kombin ton mund tma thot njeri

    Përgjigju
  • Jani nga Athina: 11/05/2022 14:17

    Ish-sigurimsat i kemi shume qejf, sepse edhe ne i kemi ato dosje dhe mund ti shantazhojm lehtesisht servilet enverist!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?